• e enjte, 26 dhjetor 2024

Për një javë janë gjobitur 108 shoferë të cilët parkuan automjete në mënyrë të kundërligjshme në Komunën Qendër

Për një javë janë gjobitur 108 shoferë të cilët parkuan automjete në mënyrë të kundërligjshme në Komunën Qendër

Shkup, 26 gusht 2024 (MIA) - NP Parkingje të Komunës Qendër dhe Komuna Qendër në bashkëpunim me policinë e komunikacionit - Shkup nga 19 gushti deri 25 gusht të vitit 2024 me ndihmën e automjetit të posatçëm "karotrec" kanë larguar 108 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme që pengonin qarkullimin normal dhe të sigurt.

 NP Parkingje e Komunës Qendër njoftojnë se për një zgjidhje të përhershme të bllokimit të trafikut dhe problemit me parkimin e  paligjshëm, është e nevojshme një kulturë më e madhe e trafikut.

 

"NP PKQ dhe SPB Shkup në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë me largimin e përditshëm të të gjitha makinave të parkuara në mënyrë të paligjshme dhe të pakujdesshme në Komunën e Qendrës me qëllim që të rritet vetëdija në komunikacion në nivel më të lartë dhe të rritet siguria në komunikacion", thuhet në njoftim. qa/ 

Foto: NP Parkingje të Komunës Qendër

 

QËNDRONI TË LIDHUR