• e enjte, 26 dhjetor 2024

Për një denar e gjysmë lirohen derivatet e naftës

Për një denar e gjysmë lirohen derivatet e naftës

 Shkup, 25 shtator 2023 (MIA) - Nga mesnata lirohen për një denar e gjysmë  Eurosuper BS-95, Eurosuper BS-98 dhe dizeli vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës.

 Me këtë, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 89 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të shitet me çmim prej 91 denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit do të jetë 85.5 denarë për litër.

  Vaji ekstra i lehtë për amvisëri ulet për një denar për litër dhe do të shitet pas ditësh nga 85 denarë për litër.

 Vetëm rritet çmimi i shitjes me pakicë i mazutit për 0.447 den/kg, krahasuar  me çmimin të përcaktuar paraprakisht dhe nga tani do të shitet me çmim prej 48.715 den/kg.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR