• e premte, 27 dhjetor 2024

Për nesër është paralajmëruar vazhdimi i seancës së Komisionit për zgjedhje dhe emërime

Për nesër është paralajmëruar vazhdimi i seancës së Komisionit për zgjedhje dhe emërime
Shkup, 13 shtator 2022 (MIA) – Komisioni kuvendor për zgjedhje dhe emërime, nesër duhet ta vazhdojë seancën për zgjedhjen e kandidatëve për gjykatës kushtetues, pasi që sonte nuk vazhduan me punën pas pushimit të paralajmëruar prej 15 minutave, konfirmuan për MIA-n nga pres-shërbimi qeveritar. Në seancë duhet të vazhdojë debati për kandidaturën për gjyqtar kushtetues të Lubomir Joveskit, prokurori aktual publik republikan Fjalimin e fundit sot e kishte deputetja e VMRO-DPMNE-së, Lidija Petkovska, e cila kritikoi punën e Joveskit. Petkovska, në fjalimin e saj, tha se Joveski i ndryshon deklaratat e tij sipas nevojave të Qeverisë. Sipas saj, një jurist i dalluar nuk i ndryshon qëndrimet e tij sipas direktivave, por i peshon fjalët e tij, veçanërisht nëse ato i referohen çështjeve thelbësore. Lubomir Joveski është kandidati i propozuar nga LSDM-ja dhe është i fundit për të cilin diskuton Komisioni. Anëtarët e këtij Komisioni ditëve të fundit kanë dhënë përkrahje për kandidatët Tatjana Vasiq Bozaxhieva, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislacion civil dhe për gjyqtarin civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skender, që të dy të propozuar nga LSDM-ja. Nga gjashtë kandidatët e propozuar për gjyqtarë kushtetues të opozitës VMRO-DPMNE, asnjëri nuk mori mbështetje. Partia i propozoi Savo Klimovskin, profesori universitar Todor Vitlarov, punonjës në Prokurorinë e lartë publike në Shtip, gjyqtarin në pension Branko Sekulovskin, Voisllav Dimovskin, prokuror publik i deritanishëm nga Prokuroria Themelore Publike në Ohër dhe gjyqtaren e Gjykatës Administrative, Vesna Jovanovska, si dhe profesoreshën Rodna Zhivkovska. Gjykata Kushtetuese më shumë se një vit punon në përbërje të plotë. Nga nëntë anëtarët e parashikuar, katërve u është shkurtuar mandati. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR