• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Për Mizrahin nuk ka asgjë kontestuese në atë se Komisioni anketues merr në pyetje dëshmitarë paralelisht me hetimin aktiv

Për Mizrahin nuk ka asgjë kontestuese në atë se Komisioni anketues merr në pyetje dëshmitarë paralelisht me hetimin aktiv

Shkup, 20 tetor 2023 (MIA) - Nuk shoh asgjë kontestuese, ne kërkojmë vetëm përgjegjësi politike, thotë kryetarja e Komisionit parlamentar anketues për rastin e Klinikës së onkologjisë, Rashela Mizrahi, duke komentuar deklaratën e djeshme të kryetarit të Gjykatës Themelore Penale, Ivan Xholev se formimi i Komisionit është i palejueshëm në kohën kur ka hetim aktiv për rastin.

"Ekzistimi dhe kompetencat e Komisionit anketues janë të definuara në Kushtetutë. Ne kërkojmë përgjegjësi politike, por konform nenit 76 mund që nga përgjegjësia politike të dalë edhe përgjegjësi tjetër, si përgjegjësi penale apo civile. Plenumi e ka votuar atë Komisionin hetues dhe ne shqyrtojmë dokumentacionin që është relevant nga institucionet dhe personat që ne i thërrasim si dëshmitarë janë nga ato institucione, kështu që nuk shoh asgjë kontestuese", deklaroi Mizrahi sonte në emisionin “10 Minuta” në Televizionin 21.

Pret që deri më 3 nëntor të përfundojë marrja në pyetje e dëshmitarëve, pas çka brenda një afati prej 30 ditësh të shqyrtohet i gjithë dokumentacioni dhe konkluzionet të dorëzohen në Kuvend.

Nga marrja në pyetje e dëshmitarëve, sipas Mizrahit, është interesant fakti se ish ministri dhe ai aktual i Shëndetësisë, Bekim Sali dhe Fatmir Mexhiti në përgjigjet e tyre kanë theksuar se nëse kjo do të kishte ndodhur gjatë mandatit të tyre, ata do të kishin marrë përgjegjësi, por që një gjë e tillë nuk është thënë nga ana e ish ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, përgjigjet e të cilit kryesisht kanë qenë “nuk e di”. Për Mizrahin është e çuditshme që Filipçe nuk ka ditur për sistemin KATO, ndërsa ka qenë këshilltar i ministrit të Shëndetësisë Nikolla Todorov në kohën kur është furnizuar ky sistem.

"Përgjigja 'nuk e di' për mua absolutisht është e papranueshme dhe konsideroj se z.Venko Filipçe, ndoshta më vonë gjatë seancave do të thirret edhe një herë, konform dokumentacionit që do të shqyrtojmë. Është interesante se kemi pasur disa përgjigje solide nga krerët e FSSH-së, megjithatë nuk përputhen me rolin kontrollues të FSSH-së", thekson Mizrahi. qa/

Foto: Printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR