• e enjte, 26 dhjetor 2024

Për manifestimin në Krushevë më 1 dhe 2 gusht të përdoren akset rrugore Prilep-Manastir nëpër rrugën rajonale P1305 deri te rrethrrotullimi Sladuevë, për shkak të sanimit të rrugës rajonale Р-1306

Për manifestimin në Krushevë më 1 dhe 2 gusht të përdoren akset rrugore Prilep-Manastir nëpër rrugën rajonale P1305 deri te rrethrrotullimi Sladuevë,  për shkak të sanimit të rrugës rajonale Р-1306

Shkup, 1 gusht 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme me rastin e shënimit të festës shtetërore 2 Gushti, e cila tradicionalisht shënohet në Krushevë informon se për shkak të kryerjes së aktiviteteve ndërtimore për sanimin e rrugës rajonale P-1306, aksi rrugor: Prilep-Krushevë, i njejti është mbyllur për komunikacion në pjesën nga fshati Konjare e Epërme deri në fshatin Krivogishtan.

Për mbërritje në manifestimin në Krushevë më 1 dhe 2 gusht duhet të përdoren akset rrugore: Prilep-Manastir - nëpërmjet rrugës rajonale Р1305 deri në Demir Hisar drejt Krushevës, dhe Kërçovë nëpërmjet rrugës rajonale Р1305 deri te rrethrrotullimi Slladuevë (Demir Hisar) nëpërmjet rrugës rajonale  Р1306 deri në Krushevë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR