• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Për Iranin prania e SHBA-së në Lindjen e Mesme është destabilizuese

Për Iranin prania e SHBA-së në Lindjen e Mesme është destabilizuese

Teheran, 4 nëntor 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit sot e dënoi "praninë destabilizuese" të SHBA-së në Lindjen e Mesme, pasi Uashingtoni informoi shpërndarjen e aeroplanëve strategjik B-52 në rajon për ta mbrojtur Izraelin, armikun e përbetuar të Iranit.

"Gjithmonë kemi besuar se prania amerikane në rajon është destabilizuese", tha në konferencën për media zëdhënësi i MPJ-së iraniane, Esmail Bagai. 

Javën e kaluar Pentagoni njoftoi për ardhjen e bombarduesit amerikan B-52 dhe forca të tjera në Lindjen e Mesme për "mbrojtje të Izraelit", aleat i afërt i SHBA-së, me çka Irani ishte paralajmëruar të mos ndërmarrë hapa shtesë. 

"Forcimi i pranisë (amerikane) do të krijojë më shumë tension dhe sigurisht që nuk do të ndikojë në vendosmërinë tonë për t'u mbrojtur", tha Bagai duke u përgjigjur në pyetjen për mbërritjen e bombarduesve amerikan. 

Më 26 tetor, aeroplanët izraelit sulmuan objekte në Iran si hakmarrje për lëshimin e raketave iraniane ndaj Izraelit më 1 tetor. 

Irani njoftoi "dëme të kufizuara" dhe shtoi se janë vrarë katër ushtarë dhe një civil. 

Teherani paraqiti sulmin e tij si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së liderëve të lëvizjeve islamike Hezbollah në Liban dhe Hamasit në territorin palestinez të Rripit të Gazës. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR