Për Ilinden deri në Krushevë duhet të shfrytëzohen akset rrugore nëpër Manastir dhe Kërçovë
- Ministria e Punëve të Brendshme me rastin e shënimit të festës shtetërore 2 Gushti - Ilindeni, i cili tradicionalisht shënohet në Krushevë, i njofton qytetarët se për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore për rehabilitim në rrugën rajonale P-1306, aksi rrugor Prilep-Krushevë, rruga është mbyllur për komunikacion në pjesën nga fshati Konjare e Epërme deri në fshatin Krivogishtan.
- Post By Sara Ademi
- 10:13, 2 gusht, 2024
Shkup, 2 gusht 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme me rastin e shënimit të festës shtetërore 2 Gushti - Ilindeni, i cili tradicionalisht shënohet në Krushevë, i njofton qytetarët se për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore për rehabilitim në rrugën rajonale P-1306, aksi rrugor Prilep-Krushevë, rruga është mbyllur për komunikacion në pjesën nga fshati Konjare e Epërme deri në fshatin Krivogishtan.
Për mbërritje në manifestimin në Krushevë sot duhet të shfrytëzohen akset rrugore: Prilep-Manastir - përmes rrugës rajonale P1305, deri në Demir Hisar drejt Krushevës, dhe Kërçovë përmes rrugës rajonale P1305 deri te rrethrrotullimi Sladuevë (Demir Hisar) përmes rrugës rajonale P1306 deri në Krushevë, theksojnë nga MPB. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s