• e shtunë, 10 gusht 2024

Për fundjavën e zgjatur mot shumë i ngrohtë me jostabilitet pasdite

Për fundjavën e zgjatur mot shumë i ngrohtë me jostabilitet pasdite

Shkup, 1 gusht 2024 (MIA) - Në ditët e fundjavës do të mbajë moti i ngrohtë me jostabilitet pasdite. Posaçërisht të shtunën në orët e pasditës dhe mbrëmjes në disa vende do të jetë jostabil me të reshura të mëdha dhe bubullima.

Siç njoftojnë nga DPHM, lokalisht moti do të jetë me të reshura intensive, bubullima, erë të fuqishme (mbi 60 km/h) dhe paraqitje të breshërit.

Moti nesër do të jetë me diell, pasdite me vranësira të vogla deri mesatare. Në pjesët veriore do të ketë paraqitje lokale të jostabilitetit me të reshura të mëdha, bubullima dhe kushte për mot jostabil të shkurtë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 33 deri 40 gradë Celsius. UV=9.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e mbrëmjes nga lugina do të ketë kushte për paraqitje të motit jostabil me të reshura dhe bubullima. Temperatura minimale do të ulet deri 16, ndërsa ajo maksimaële do të arrijë deri 39 gradë Celsius. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR