• e shtunë, 23 nëntor 2024

Për fundjavë në VK Bogorodicë dhe Dojran të Vjetër kanë kaluar 51 mijë udhëtarë

Për fundjavë në VK Bogorodicë dhe Dojran të Vjetër kanë kaluar 51 mijë udhëtarë

Strumicë, 21 korrik 2023 (MIA) - Nga e premtja prej orës 10:00 deri dje në të njejtën kohë, në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Dojran i Vjetër, për dalje dhe hyrje në shtet kanë kaluar mbi 51 mijë udhëtarë.

Siç kumtuan nga MPB, në VK Bogorodicë, hyrje dhe dalje realizuan 38.950 udhëtarë, prej të cilëve 14.456 janë shtetas të vendit tonë, ndërsa 24.494 të huaj.

Në VK Dojran i Vjetër, hyrje dhe dalje realizuan gjithsej 11.960, prej të cilëve 4.772 shtetas tanë, ndërsa 7.188 të huaj.

Sipas informatës nga MPB-ja, për momentin koha e pritjes është gjysmë ore.

Sipas informatës nga LAMM prej sot në mëngjes, për shkak të frekuentimit të shtuar të automjeteve në VK Tabanoc për hyrje në vend dhe në VK Bogorodicë për dalje nga vendi, koha e pritjes është rreth një orë.

Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. ab/

Foto: kamera skrin shot VK Bogorodicë e NP për rrugë shtetërore

QËNDRONI TË LIDHUR