• e diel, 06 tetor 2024

Për fundjavë me diell, të hënën rënie të temperaturave, nga e marta sërish mot i qëndrueshëm

Për fundjavë me diell, të hënën rënie të temperaturave, nga e marta sërish mot i qëndrueshëm

Shkup, 1 shtator 2023 (MIA) - Gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot me mëngjese të freskëta dhe më i ngrohtë gjatë ditës. 

 Nën ndikim të valës së lagësht të hënën vranësirat do të rriten dhe do të ketë reshje lokale shiu, vende-vende të rrëmbyeshëm dhe të shoqëruar me bubullima. Do të fryjë erë e fortë nga veriu, e cila do të shkaktojë ulje të dukshme të temperaturës ditore. Nga e marta pritet sërish mot i qëndrueshëm me erë mesatare deri të fortë veriore.

 Sipas parashikimit të DPHM, nesër moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej 9 deri 18 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale ditore do të arrijë 35 gradë. Indeksi UV do të jetë 7. 

 Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë deri 33 gradë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR