• e enjte, 26 dhjetor 2024

Për festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve do të punojnë shërbimet kujdestare në poliklinikat Jane Sandanski, Çair, Çento, Shuto Orizare, Gjorçe Petrov, Draçevë dhe Bit Pazar

Për festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve do të punojnë shërbimet kujdestare në poliklinikat Jane Sandanski, Çair, Çento, Shuto Orizare, Gjorçe Petrov, Draçevë dhe Bit Pazar

Shkup, 29 dhjetor 2023 (MIA) - Gjatë festave të Vitit të Ri, ISHP "Shtëpia Shëndetësore Shkup" do të kujdeset për gjendjen shëndetësore të qytetarëve gjatë 24 orëve, thonë për MIA-n nga ky institucion.

"Më 31 dhjetor, e diel, gjatë ditës dhe natës për natën e Vitit të Ri, si dhe më 1 Janar, me kujdestari do të punojnë poliklinikat kujdestare për kujdes shëndetësor në turnin e tretë, e diel dhe festa në poliklinikat Jane Sandanski, Çair, Çento, Shuto Orizare, Gjorçe Petrov, Draçevë dhe Bit Pazar. Për festat e ardhshme të Krishtlindjeve - 7 dhe 8 janar,  për qytetarët që kanë nevojë  për ndihmë mjekësore, do të punojnë ordinancat kujdestare për kujdes shëndetësor në turnin e tretë, e diel dhe festa në poliklinikat Jane Sandanski, Çair, Çento Shuto Orizare, Gjorçe Petrov, Draçevë dhe Bit Pazar", theksojnë nga institucioni.

Me punën e përditshme për festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve do të funksionojë edhe njësia për trajtim shtëpiak.

"Për shkak të festimeve të ardhshme të festave të Vitit të Ri, Shërbimi i Ndihmës Mjekësore Urgjente rekomandon terapi të rregullt për pacientët kronikë, të kenë kujdes me marrjen e ushqimit për ata që kanë respektuar agjërimin e Krishtlindjeve, përdorimin e moderuar të pijeve alkoolike për të shmangur pasojat e padëshiruara - helmimet me alkool, grindjet dhe aksidentet e trafikut. Apelohet veçanërisht për popullatën e re dhe të mitur që të mos përdorin pije alkoolike, për shkak të pragut të ulët të tolerancës ndaj alkoolit. Më pas, të përmbahen nga përdorimi i mjeteve të ndryshme piroteknike dhe armëve të zjarrit për të shmangur dëmtimet e padëshiruara, djegiet dhe pasojat e tjera më të rënda", theksojnë nga Shtëpia e Shëndetit.

Nga atje shprehin shpresën për  respektim të rekomandimeve të dhëna, për t'i pritur festat e Vitit të Ri me një disponim të gëzuar dhe të këndshëm për të gjithë. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR