• e enjte, 26 dhjetor 2024

Për dy ditë 2.000 kërkesa të dorëzuara personalisht për vauçer për inverter, plus një numër i madh ka mbërritur me postë

Për dy ditë 2.000 kërkesa të dorëzuara personalisht për vauçer për inverter, plus një numër i madh ka mbërritur me postë

Shkup, 2 shkurt 2024 (MIA) - Rreth 1.500 qytetarë sot personalisht kanë dorëzuar kërkesë në Arkivin e Ministrisë së Ekonomisë për vauçer për blerjen e një kondicioneri inverter, ndërsa gjatë ditës së djeshmë këtë e kanë bërë 500 qytetarë. Shtesë një numër i madh i aplikacioneve kanë mbërritur me postë, kryesisht nga qytetarë nga qytete tjera të vendit dhe ato do të përpunohet gjatë fundjavës, informojnë nga Ministria e Ekonomisë.

Nga Ministria e Ekonomisë presin që së shpejti të shfrytëzohen të gjitha mjetet e parashikuara për blerjen e kondicionerëve. Afati për masën e parë është 12 shkurti, ndërsa për të dytën 15 shkurti i këtij viti. Për të dorëzuar personalisht një kërkesë në arkiv, siç thonë, qytetarët presin rreth 20 minuta.

Është shpallur edhe njoftim publik për përzgjedhjen e kompanive nga të cilat qytetarët do të mund të blejnë kondicionerë.

Vauçerët do të shpërndahen sipas parimit “I pari i ardhur, i pari i shërbyer". Për të realizuar të drejtën për të marrë pjesë në këtë shpallje publike, amviseritë në tre vitet e fundit kalendarik nuk duhet të kenë përdorur fonde nga asnjë burim për të rimbursuar shpenzimet për pajisjet e ngrohjes - soba me pelet ose kondicionerë inverter me efikasitet të lartë, të mos kenë lidhje me Ngrohje qendrore të qytetit ne objektin e banimit ku do te vendoset pajisja. Gjithashtu, pajisja do të duhet të blihet dhe instalohet gjatë vitit 2024, jo më vonë se 30 nëntori i këtij viti, në adresën e specifikuar në kërkesë.

Pajisja e blerë duhet të ketë detyrimisht minimi COP 3.0, të ngrohë në një temperaturë të jashtme prej -15 gradë Celsius dhe të jetë së paku klasë energjetike A+ për konsumin e energjisë elektrike për ndrohje.

Për të aplikuar në shpalljet qytetarët duhet të plotësojnë një kërkesë që mund ta marrin në Arkivin e Ministrisë së Ekonomisë ose në ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë, deklaratë për saktësinë e të dhënave të vërtetuar në noter, një fotokopje të kartës së identitetit nga të gjithë anëtarët e familjes, si dhe një kopje e faturës së fundit të paguar të energjisë elektrike.

Sipas Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të rrezikuar të energjisë, personat me të ardhura të ulëta për një person të vetëm me të ardhura totale deri në 21.000 denarë, amvisëri me dy anëtarë me të ardhura totale prej 30.000 dhe një amvisëri me tre anëtarë me të ardhura totale prej 35.000 denarë do të mund të marrin një kupon në vlerë prej 27.000 denarë bruto për familje, me TVSH të përfshirë për blerjen dhe instalimin e kondicionerëve inverterë me efikasitet të lartë, si dhe personat me të ardhura të ulëta për një familje me katër anëtarë me të ardhura totale prej 40.000 denarë dhe një familje me pesë anëtarë e më shumë me të ardhura totale prej 45.000 denarë do të mund të marrë vauçer për kondicioner inverterë në vlerë prej 30.000 denarë bruto për amvisëri, përfshirë TVSH-në.

Sipas Programit për nxitjen e efikasitetit energjetik në amvisëri, vauçer në vlerë prej 25.000 denarë për amvisëri me TVSH të përfshirë, do të marrin familjet të cilët jetojnë në territorin e komunave të rajonet e Pellagonisë - Manastir, Demir Hisar, Krivogashtan, Krushevë, Mogila, Prilep, Resnjë, Novaci, Dollnen dhe rajoni Jugperëndimor - Vevçan, Dibër, Debërc, Kërçovë, Makedonski Brod, Ohër, Pllasnicë, Strugë, Qendër Zhupë.

Vauçer në vlerë prej 23.000 denarë për amvisëri, me TVSH të përfshirë, do t'u jepet amvisërive që jetojnë në rajonin e Shkupit, Lindjes, Juglindjes, Verilindjes, Vardarit dhe Pollogut. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR