Për dhjetë persona Gjykata e Koçanit ka sjell vendim për vazhdimin e paraburgimit prej 48 orë, për gjashtë të tjerë pritet vendim
- Gjykata Themelore në Koçan deri tani ka sjell vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit prej 48 orësh për dhjetë persona në rastin e zjarrit në diskotekën “Puls”, ndërsa për gjashtë të tjerë pritet të merret vendim.
- Post By Fami Bajrami
- 13:01, 19 mars, 2025

Shkup, 19 mars 2025 (MIA) - Gjykata Themelore në Koçan deri tani ka sjell vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit prej 48 orësh për dhjetë persona në rastin e zjarrit në diskotekën “Puls”, ndërsa për gjashtë të tjerë pritet të merret vendim.
Sipas informacioneve të MIA-s, për vazhdimin e paraburgimit të ish ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ende nuk është sjell vendim.
PPRMV informon se Prokuroria Themelore Publike- Koçan deri në gjykatën kompetente ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për 48 orë të tjera për 16 personat deri tani të përfshirë në procedurë të cilëve kjo masë u skadon gjatë ditës.
Ndaj dy personave të tjerë, me propozim të prokurorisë është caktuar masë e paraburgimit gjatë ditës së djeshme dhe kjo ende zgjat. Në total masa paraburgim afatshkurtër deri në këtë moment është kërkuar për 18 persona.
Një zjarrin në diskotekën "Puls" mëngjesin e së dielës humbën jetën 59 persona, ndërsa mbi 150 mbetën të lënduar.
Foto: arkivi