• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Për dalje nga shteti përmes VK Bogorodicë, Dojran dhe Tabanocë pritet më shumë se një orë

Për dalje nga shteti përmes VK Bogorodicë, Dojran dhe Tabanocë pritet më shumë se një orë

Shkup, 7 shtator 2024 (MIA) - Në vendkalimet kufitare Bogorodicë, Dojran dhe Tabanoc për dalje nga shteti pritet më shumë se një orë, përderisa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informoi LAMM. 

Siç bëhet e ditur në kumtesën për gjendjen e rrugëve nga ora 12, komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, në rrugë të thata, intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. 

Rrëmuja në vendkalimet kufitare Bogorodicë, Dojran dhe Tabanoc zgjat nga mëngjesi, ku informon LAMM në orën 6, koha e pritjes për dalje nga shteti ishte prej 40 minuta deri në 1 orë.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. fc/

Fotografia: Printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR