• e enjte, 26 dhjetor 2024

Për 3,7 për qind është rritur qarkullimi nga shitja e shërbimeve

Për 3,7 për qind është rritur qarkullimi nga shitja e shërbimeve

Shkup, 14 mars 2024 (MIA) - Qarkullimi nga shitja e shërbimeve në tremujorin e katërt të vitit 2023 shënon rritje në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit 2022 për 3,7 për qind, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave.

Në tremujorin e katërt të vitit 2023 krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, rritje vërehet në shumicën e departamenteve, dhe rritja më e madhe është në departamentin e Veprimtarive të qiradhënies dhe qiramarrjen (lizing) dhe është 50,1 për qind, në departamentin e Veprimtarive të punësimit ka rritje prej 42,4 për qind dhe në departamentin e Programit të transmetimit, në të cilin rritja është 28,9 për qind. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR