• e enjte, 26 dhjetor 2024

Për 32 për qind është rritur numri i pasagjerëve në dy aeroportet e vendit

Për 32 për qind është rritur numri i pasagjerëve në dy aeroportet e vendit

Ohër, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Numri i pasagjerëve në aeroportet ndërkombëtare në Ohër dhe Shkup në periudhën janar - nëntor këtë viti arriti 2,9 milionë që është për 32,1 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njofton kompania "Aeroports de Paris". 

Vetëm në nëntor, numri i pasagjerëve ka arritur 244.719, që është për 54,1 për qind më shumë se nëntorin e vitit 2022, thuhet në njoftimin e sotëm të kompanisë.

Për të njëjtën periudhë drejt dhe nga të dy aeroportet janë realizuar 21,941 fluturime që gjithashtu është një rritje e ndjeshme prej 22.1 për qind krahasuar me 11 muajt e parë të vitit 2022.

Vetëm muajin e kaluar në dy aeroportet janë realizuar 2.006 fluturime dhe ulje ose 45.2 për qind më shumë se në nëntor të vitit të kaluar.

"Aeroports de Paris", posedon 46 për qind të aksioneve në "TAV"-in turk, kompania që administron dy aeroportet në vend. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR