• e enjte, 26 dhjetor 2024

Për 28 nëntor u anulua tenderi i EVN Houm, prej aty thonë se anulimi është me kërkesë të ofertuesve

Për 28 nëntor u anulua tenderi i EVN Houm, prej aty thonë se anulimi është me kërkesë të ofertuesve

Shkup, 15 nëntor 2024 (MIA) - EVN Houm për shkaqe teknike dhe me kërkesë të ofertuesve për periudhë të caktuar për dorëzimin e ofertave, e anuloi për 28 nëntor tenderin, ku duhet të dorëzoihet oferta për çmimin, me të cilin do ta furnizojnë furnizuesin universal pas 1 janarit. Për 27 nëntor, siç informojnë nga EVN Maqedoni, u anulua edhe tenderi i Elektrodistribucionit për furnizim të energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në sistem.

Deri tani, ofertë në tenderin e EVN Houm ka parashtruar kompania shtetërore SHA EMV. Prej asaj se çfarë çmimi do të ofrojnë dhe sa nga nevojat e furnizuesit universal do t'i kënaqin, më së shumti do të varet se çfarë fatura do të kenë konsumatorët në tregun e rregulluar pas 1 janarit.

Në këtë moment, EMV-ja plotëson 100 për qind nga nevojat e EVN Houm, me çmim prej 60 euro për një megavat orë. Pritej sot kompania energjetike shtetërore të dorëzojë ofertë në tenderët e EVN Houm dhe Elektrodistribucionit.

Kryeministri Hristijan Mickoski para disa ditëve deklaroi se nëse ka rritje të çmimit të rrymës, kjo do të jetë minimalisht për një deri tre për qind. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR