• e shtunë, 23 nëntor 2024

Për 216,2 për qind është rritur blerja dhe shitja e produkteve bujqësore

Për 216,2 për qind është rritur blerja dhe shitja e produkteve bujqësore

Shkup, 15 maj 2024 (MIA) - Blerja dhe shitja e produkteve bujqësore në tremujorin e parë të vitit 2024 ishte 9 916 622 mijë denarë dhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak është rritur për 216,2 për qind, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror të statistikave.

Vlera e produkteve bujqësore të blera nga prodhuesit individual është rritur me 495,2 për qind, ndërsa shitja e produkteve bujqësore nga prodhimi vetanak është ulur për 13,2 për qind.

Rritje e ndjeshme është vërejtur në bujqësi, veçanërisht në duhan për shkak të blerjes së vonuar vitin e kaluar. Rritje kanë shënuar edhepeshku dhe produktet e tjera, ndërsa te prodhimet e qumështit është vërejtur rënie. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR