• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ostin: NATO asnjëherë nuk ka qenë aq e fuqishme dhe e bashkuar siç është tani

Ostin: NATO asnjëherë nuk ka qenë aq e fuqishme dhe e bashkuar siç është tani

Bruksel, 12 tetor 2023 (MIA) - Asnjëherë deri më tani nuk kam parë NATO aq të fuqishme dhe të bashkuar siç është tani dhe ky takim do të jetë mundësi për të biseduar për planet për përforcim të mbrotjjes së saj dhe ptencial për kthim, deklaroi sekretari amerikan i Mbrrojtjes, Llojd Ostin para fillimit të nesërm të kryesimit me Këshillin veriatlantik në suaza të takimit dyditor të ministrave të mbrojtje të vendeve anëtare të Aleancës në Bruksel.

Ostin theksoi se krahas për mbështetjen për Izraelin dhe të drejtën e tij për vetëmbrojtje, në takimin e sotëm ministror do të bisedohet edhe për mënyrat për implementim të marrëveshjeve të arritura në Samitin e NATO-s në Vilnus në korrik të këtij viti.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nga ana e tij, ndërkaq shprehi falënderim për SHBA-në, për kryesimin e saj të sigurt të të gjitha anëtareve të Aleancës për çështjet lidhur me Lindjen  e Afërt, Ukrainën, Kosovën dhe për mbrojtjen.

Ai informoi se në takim ministrat bisedojnë si të mbështetet Ukraina, për planet mbrojtëse të NATO-s dhe për misionin në Kosovë, ndërsa nga ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant do të informohen për ngjarjet në Izrael pas sulmit terrorist të Hamasit.

Sipas paralajmërimit, siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, tema kryesore të takimit të Këshillit veriatlantik, që mbahet në nivel të ministrave të mbrojtjes apo përfaqësuesve të tyre, do të jenë planet e NATO-s për përfircim të përgjigjes dhe mbrojtjes, misionet dhe operacionet e Aleancës, dëmi në infrastrukturën kritike nënujore në Detin baltik, si dhe situata në Lindjen e Afërt.

Përveç Galantit, i cili do të marrë në takim përmes lidhjes video-konferenciale, në mbledhjen e Këshillit do të marrin pjesë edhe ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson, vendi i të cilit është në proces të anëtarësimit në NATO, si dhe zëvendës-sekretari i përgjithshëm për paqe, siguri dhe mbrojtje të Shërbimit evropian për punë të jashtme, Sharl Frajs. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR