• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ostin: Humbja e Ukrainës do të çonte në një luftë të NATO-s me Rusinë

Ostin: Humbja e Ukrainës do të çonte në një luftë të NATO-s me Rusinë

Uashington, 1 mars 2024 (MIA) - Humbja e Ukrainës do të dërgonte në një luftë të NATO-s me Rusinë, deklaroi shefi i Pentagonit në seancën e mbrëmshme në Kongresin amerikan.

Në seancën dëgjimore përpara Komitetit të forcave të armatosura të Dhomës së përfaqësuesve, Ostin shprehu besimin se presidenti rus Vladimir Putin "nuk do të ndalet" në përpjekjet e tij për të "kapur territoret sovrane të fqinjëve të tyre".

Sipas tij, vendet baltike janë thellësisht të shqetësuara nëse do të jenë ato të radhës.

"Ata e njohin Putinin, ata e dinë se çfarë është i aftë. Dhe, me thënë të drejtën, nëse Ukraina pëson një disfatë, unë me të vërtetë mendoj se NATO do të hyjë në luftë me Rusinë", theksoi ai.

Shefi i Pentagonit bëri thirrje për mbështetje të vazhdueshme për Kievin. Nga këndvështrimi i tij, përndryshe, NATO "do të qëndrojë në një rrugë shumë të rrezikshme".

"Aleatët tanë janë të shqetësuar nga sinjali që ne po dërgojmë duke mos mbështetur Ukrainën. Ai gjithashtu minon moralin e ushtrisë ukrainase", tha Ostin, duke paralajmëruar se në rast të humbjes së Ukrainës, hapet çështja "nëse SHBA-ja mund të konsiderojë në një partner dhe aleat të besueshëm". rq/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR