• e diel, 06 tetor 2024

Ostin bisedoi me kolegët nga Lindja e Afërt dhe nga Evropa

Ostin bisedoi me kolegët nga Lindja e Afërt dhe nga Evropa

Uashington, 16 prill 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lojd Ostin ka biseduar me kolegët e tij nga Lindja e Afërt dhe nga Evropa, duke shprehur përkrahjen e tij për Izraelin pas sulmeve nga Irani, por po ashtu e ka theksuar rëndësinë e stabilitetit në rajon që të pengohet përshkallëzimi i konfliktit, kumtoi Pentagoni.

Izraeli është nën presion të aleatëve të vet që të tregojë përmbajtje dhe të shmanget përshkallëzimi i konfliktit rajonal derisa mendon si t'i përgjigjet sulmit masiv iranian. Shefi i Shtatëmadhorisë së armatës izraelite deklaroi se vendi do t'i përgjigjet sulmit iranian.

Ostin ndaras ka biseduar me trashëgimtarin e fronit të Bahreinit dhe kryeministrin, Salman bin Hamad Al Halifa, ministrin izraelit të Mbrojtjes, Joav Galant, kolegun e tij gjerman, Boris Pistorius dhe ministrin e Mbrojtjes së Katarit, Kalid bin Mohamed Al Atijah. Ai në bisedat i dënoi sulmet e Iranit, duke theksuar se Uashingtoni nuk kërkon eskalim të konfliktit.

"SHBA-ja nuk kërkon eskalim, ne do të vazhdojmë ta mbrojmë Izraelin dhe personelin amerikan", njoftoi Ostin.

Ai në bisedë me Galantin ka shprehur përkrahje për mbrojtjen e Izraelit dhe e ka konfirmuar qëllimin strategjik për vendosjen e stabilitetit rajonal. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR