• e shtunë, 23 nëntor 2024

Osmani-Auresku: Anëtarësimi në BE është garanci për kërcënimet në rritje

Osmani-Auresku: Anëtarësimi në BE është garanci për kërcënimet në rritje

Shkup, 8 shkurt 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka realizuar sot një bisedë telefonike me homologun e tij nga Rumania, ministrin e Punëve të Jashtme, Bogdan Auresku.

Në fokus të bisedës ishin marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi mes dy vendeve, procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe mbështetja rumune në këtë kontekst.

“Rumania në vazhdimësi i jep mbështetje të fuqishme rrumbullakimit të agjendës evropiane të Maqedonisë  Veriut dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, si një nga prioritetet kryesore të politikës së saj të jashtme”, tha Osmani gjatë bisedës, duke nënvizuar rëndësinë e përfundimit të këtij procesi sa më shpejtë të jetë e mundursi garancia më e mirë për kërcënimet në rritje në kontinentin europian.

U theksua se agresioni rus ka ndryshuar thellësisht rrethanat gjeopolitike dhe rrjedhimisht edhe nevojën për një koordinim thelbësor brenda mekanizmave të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për aktivitetet dhe prioritetet aktuale të Maqedonisë së Veriut si kryesuese me OSBE-në, SHBA-Kartën e Adriatikut, si dhe për kryesimin e ardhshëm të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, që fillon në korrik dhe ku bën pjesë edhe Rumania.

Ministrat diskutuan edhe mënyrat për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik, i cili mbetet pas marrëdhënieve shumë të mira politike. Vitin e kaluar, Rumania ishte partneri i 13-të më i madh tregtar i Maqedonisë së Veriut. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR