• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Osmani: Zyra speciale për shoqërinë civile në OSBE mbetet një nga vlerat e shtuara më të rëndësishme të kryesimit tonë

Osmani: Zyra speciale për shoqërinë civile në OSBE mbetet një nga vlerat e shtuara më të rëndësishme të kryesimit tonë

Shkup, 29 nëntor 2023 (MIA) - Në Konferencën paralele për shoqërinë civile në kuadër të seancës përfundimtare kushtuar Deklaratës nga Shkupi, e cila është dokument zyrtar dhe udhërrëfyes për bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërmjet OSBE-së dhe organizatave civile me angazhime dhe udhëzime specifike për zbatimin e tyre, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani theksoi se është i lumtur që ishim ne si kryesues që hapëm një zyrë të veçantë për shoqërinë civile në OSBE. Sipas tij, ajo mbetet një nga vlerat më të rëndësishme të shtuara të kryesimit tonë.

Osmani informoi se  1400 organizata ndërkombëtare të shoqërisë civile e nënshkruan platformën, e cila, siç tha ai, “tregoi rëndësinë e kryesimit tonë”.

"Maqedonia e Veriut e di shumë mirë se sa i rëndësishëm është roli i shoqërisë civile në respektimin e të drejtave të njeriut, demokracinë dhe përfundimin e luftërave, sepse kur hapësira për shoqërinë civile zvogëlohet, demokracia bie dhe sundimi i ligjit zvogëlohet", theksoi Osmani.

Osmani theksoi se shtyllat bazë duhet të jenë më të forta dhe më të shtrënguara, në kuptimin, siç tha ai, të gjendet rruga për të zhbllokuar kapacitetet e OSBE-së.

Elina Valtonen, ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës dhe kryesuese e ardhshme, theksoi se Finlanda ka një vlerësim të lartë për dialogun civil, për të cilin tha se do të përmirësohet.

Ish kryesuesi dhe ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë, Vojçeh Gervel, theksoi se është e rëndësishme të kemi një sens qëllimi dhe serioziteti.

Sipas Sekretares së Përgjithshme të OSBE-së, Helga Maria Shmid, ky bashkëpunim është shumë i rëndësishëm dhe përfshin qasjen gjithëpërfshirëse të OSBE-së.

Deklarata e Shkupit përbëhet nga disa kapituj të fokusuar në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, krijimin e hapësirës për shoqërinë civile, barazinë gjinore, lirinë e mediave, krizat klimatike, të drejtat e njeriut, inteligjencën artificiale, migrimet etj. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR