• e shtunë, 23 nëntor 2024

Osmani vendosi lule në memorialin në nderim të presidentit të ndjerë Boris Trajkovski në Rotimlje

Osmani vendosi lule në memorialin në nderim të presidentit të ndjerë Boris Trajkovski në Rotimlje

Shkup, 13 maj 2023 (MIA)- Ministri i Punëve të Jashtme dhe kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, ka vizituar sot memorialin në nderim të presidentit, Boris Trajkovski i cili ndërroi jetë tragjikisht në Rotimlje, afër Mostarit në Bosnje dhe Hercegovinë. Osmani vendosi lule të freskëta në vendin e rrëzimit të avionit në vitin 2004, ku humbën jetën presidenti Trajkovski dhe tetë anëtarë të delegacionit dhe ekuipazhit.

“Trajkovski u respektua gjerësisht për udhëheqjen e tij gjithëpërfshirëse dhe pragmatike dhe luajti një rol të rëndësishëm në udhëheqjen e vendit në një nga periudhat më sfiduese të historisë së tij”, tha Osmani.

Osmani ndodhet për vizitë zyrtare dyditore në BeH në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së. Përveç Mostarit, Osmani ka vizituar edhe Sarajevën dhe Jabllanicën dhe ka zhvilluar takime me krerët shtetërorë, përfaqësues të Kuvendit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe me partnerë dhe bashkëpunëtorë të tjerë të OSBE-së.

Foto: MPJ

 

QËNDRONI TË LIDHUR