• e shtunë, 23 nëntor 2024

Osmani: Shumë i keq dhe i pamenduar është vendimi i VMRO-DPMNE-së për ndryshimet kushtetuese

Osmani: Shumë i keq dhe i pamenduar është vendimi i VMRO-DPMNE-së për ndryshimet kushtetuese

Shkup, 9 korrik 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani konsideorn se vendimi i VMRO-DPMNE-së që të ndërprert çfarëdo lloj komunikimi me pushtetin, duke përfshirë edhe bisedimet për ndryshimet kushtetuese, është shumë i keq dhe i pamenduar. Me vendim të këtillë, siç tha sot partia opozitare edhe një herë tregoi se as nuk dëshiron as nuk ka për qëllim të përballet, me çfarëdo sfide të shtetit. Për VMRO-DPMNE-në, vlerësoi Osmani është e rëndësishme vetëm pushteti dhe fuqia.

Ministri në konferencën për shtyp, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me deklaratën e Hristian Mickoskit, kur ai e parashtroi qëndrimin më të ri partiak, fillimisht dërgoi falënderime deri te VMRO-DPMNE, e pastaj paralajmëroi se so dë vazhdojnë të punojnë me partinë deri në ditën e fundit.

"Presim të punojmë deri në ditën e fundit me partinë. Mendoj se është më e ndershme ashtu edhe nga ana jonë dhe më konkretisht për qytetarët të paktën një herë një vendim të marrim bashkërisht. Por, nëse kjo nuk jep fryt, ne duhet paralelisht të punojmë edhe me deputetët, të cilët nuk duan të jenë pengje të ambicjeve dhe duan të mbështesim perspektivë evropiane të shtetit përmes implementimit të interesit tonë", theksoi Osmani.

Lidhur me numrin e deputetëve, të cilët do t'i votonin ndryshimet kushtetuese, Osmani pret se do të jetë më e madhe nga e domosdoshmja sepse, sipas tij, deputetët janë gjithnjë e më koshient se ndryshimet kushtetuese janë në interes të shtetit, si dhe se një shans të këtillë të dytë më shtetit nuk do t'i vie. "Tani jemi në garë, është çështje nëse do të vazhdojmë ose do të dalim nga loja", potencoi Osmani dhe shprehu bindje se ka deputetët koshient, të cilët e thonë këtë vazhdimisht në debatet e tyre të brendshme dhe se procesi do të jetë i susksesshëm.

Ministri shpreson, siç përmendi, se vendimi i VMRO-DPMNE-së, është "nga naiviteti ose nga ngarkesa e madhe për pushtetin".

Faleminderit. Edhe një herë me gojën e tyre dështuan, treguan se as duan dhe as synojnë të përballen ndonjëherë me ndonjë sfidë të shtetit. E vetmja gjë që ka rëndësi për ta është të diskutojnë zgjedhjet, qeverinë dhe pushtetin. Dhe kjo është për të ardhur keq në këto kohë. Madje, arritën, si në një vend të rrallë në botë, të drejtën për t'u njohur si antonim i integrimit euroatlantik. Kudo e djathta është bartëse e integrimeve euroatlantike, vetëm tek ne është e kundërta. Epo, ata ia dolën me këtë politikë të keqe, por ne do të vazhdojmë të punojmë me ta, duke treguar pasojat. Deklarata ishte shumë e keqe, nuk e di nëse e kanë menduar mirë, por një parti që pretendon të marrë përgjegjësinë, të dalë dhe të thotë “Unë nuk po flas me askënd për asgjë tjetër veç të bëhem kryeministër, ministër për hir të karrierës sime politike, është mesazhi më i keq që mund të jepni. Qytetarët nuk janë të interesuar se kush ku është dhe në çfarë pozite, ata kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre", tha Osmani.

Opsionet ishin dhe janë dy, përkujtoi: ndryshimet kushtetuese ose Komisioni për çështje historike.

"Ne konsiderojmë se ky është interesi ynë - ndryshime kustetuese, bashkësia pakicë bullgare me të gjitha të drejtat. Alternativa e ndryshimeve kushtetuese është ulje dhe zgjidhje e të gjitha çështjeve", siç ishte edhe qasje dominuese gjatë bisedimeve me Bullgarinë më parë", theksoi ministri.

Sipas tij, kanë qenë të plotësuara të gjitha kërkesat, kushtet dhe parakushtet që i ka porositur VMRO-DPMNE.

"Të gjitha kërkesat, kushtet dhe parakushtet e vendosura nga VMRO-DPMNE për të mbështetur ndryshimet kushtetuese janë pranuar nga Qeveria. Ata kërkuan kusht që BDI-ja të largohej nga Qeveria, në të njëjtin moment u pranua kërkesa e tyre, madje shkuam edhe më tej. E njëjta ofertë vlen edhe sot - ditën kur votojmë së bashku ndryshimet kushtetuese, BDI-ja largohet nga Qeveria. Ata kërkuan zgjedhje të parakohshme, ne u dhamë ofertë zyrtare - ditën që të votojmë ndryshimet kushtetuese, do të votojmë edhe për shpërndarjen e Kuvendit dhe menjëherë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Kërkuan garanci nga BE-ja se nuk do të ketë kërkesa të reja - kancelari Sholc tha “Unë jam garanci se nuk do të ketë kërkesa të reja”. Për të pasur konfirmim plus, Bundestagu gjerman miratoi një rezolutë për të njëjtën. Të gjithëe  thonë këtë, përfshirë edhe Bullgarinë, nuk do të ketë kërkesa të reja në këtë proces. Nuk ka kërkuar asgjë që VMRO-DPMNE-ja ka kërkuar, e ne nuk e kemi pranuar dhe kur kanë mbetur pa argumente thonë “po i ndalojmë të gjitha bisedimet, përveç zgjedhjeve”. Dhe për këtë thashë "faleminderit", sepse po të mos i kishim pyetur nuk do ta thoshin këtë”, tha Osmani.

Sipas tij, është e qartë se ezaurohen dy grupe në rajon - grupi që shpejt do të marrë mesazh dhe grupi me çështje të hapura, të cilat duhet t'i zgjedh.

"Për momentin këto janë BeH-ja, Kosova dhe me vendim të deputetëve, do të varet nëse do të jetë edhe Maqedonia e Veriut, për shkak të problemeve të pazgjidhura me Bullgarinë, në vend që tani ta kapim shtegun tjetër, në kuadër të kornizës negociuese.

Nuk e di sa herë duhet të them për të zhbërë propagandën - Protokolli nuk është pjesë e udhërrëfyesve, Marrëveshja me Bullgarinë nuk është pjesë e udhërrëfyesve. E vetmja gjë që do të matet gjatë negociatave në hapjen dhe mbylljen e kapitujve janë udhërrëfyesit - tre udhërrëfyesit dhe nuk përmendet Marrëveshja me Bullgarinë, nuk përmendet Protokolli. Dhe këtë askush nuk mund ta luftojë me propagandë. Ne e humbasim këtë shans, i bashkohemi grupit me BeH-në dhe Kosovën që fillimisht t'i zgjidhim çështjet, pastaj do ta bilateralizojmë procesin, pastaj do të duhet të përmbushim Protokollin deri në fund për të vazhduar me negociatat", është decid Osmani.

Duke theksuar se shans të dytë nuk do të kemi, nëse nuk e zgjidhim tani çështjen me ndryshimet kushetuese, ministri përsëriti se shans i dytë do të jetë në të vërtetë "lënia anash, ulja në karrige, zgjdhja e të gjitha çështjeve e pastaj dalja në terren që të vazhdojë gara. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR