• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani shpreh ngushëllime për pilotët e vdekur grekë

Osmani shpreh ngushëllime për pilotët e vdekur grekë

 Athinë, 25 korrik 2023 (MIA) – Keqardhje dhe ngushëllim për pilotët e vdekur grekë, por edhe solidaritet dhe gatishmëri për ndihmë në zjarret, ka shprehur përmes Tuiterit ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

 Pak para orës 15 në ishullin Evia, gjatë shuarjes së zjarreve, u rrëzua nKanader grek, ku humbën jetën piloti dhe bashkëpiloti, ndërsa shefi i i diplomacisë sonte shprehu keqardhje për rrëzimin tragjik të aeroplanit zjarrfikës.

"Ngushëllimet e mia më të thella për humbjen e jetës së dy pilotëve të forcave ajrore. Shprehim solidaritetin tonë me Greqinë/gatishmërinë për të ndihmuar në përballimin e zjarrit shkatërrues", shkruan Osmani në një postim në Tuiter, duke e përmendur Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë.

 Gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për të ndihmuar Greqinë në përballjen me zjarret, të premten shprehu edhe ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në një bisedë telefonike me kolegun e saj grek Nikos Dendias.

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR