• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani: Rezoluta e Senatit të SHBA-së mbështet anëtarësimin tonë në BE, por është edhe porosi për faktorët politik që konspirojnë alternativa në BE

Osmani: Rezoluta e Senatit të SHBA-së mbështet anëtarësimin tonë në BE, por është edhe porosi për faktorët politik që konspirojnë alternativa në BE

Shkup, 12 mars 2024 (MIA) - Rezoluta e Senatit të SHBA-së me të cilën rikonfirmohet mbështetja për hapjen e kalsterit të parë negociues të Bashkimit Evropian me Maqedoninë e Veriut, pa kushte shtesë bilaterale do të thotë inkurajim i vendit tonë për të vazhduar në atë rrugë, por edhe inkurajim i BE-së se duhet të përshpjetohet integrimi evropian i vendit në Union. Ku njëherësh është edhe mesazh drejt faktorëve politikë këtu që komplotojnë se ka alternativa të mundshme për anëtarësimin në BE", vlerësoi sot shefi i diplomacisë Bujar Osmani.

"Po, ka një propozim nga katër senatorë - dy demokratë dhe dy republikanë për një Rezolutë që do të jetë era në velat e vendit për anëtarësimin në BE dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse është veçanërisht e rëndësishme sepse mbështetet nga të dyja palët edhe republikanët dhe demokratët që janë unanim, që do të thotë se në SHBA kemi një konsensus absolut në mbështetje për Maqedoninë e Veriut. Në rezolutë përmendet edhe takimi i Blinkenit këtu në MPJ, përkrahja që i është dhënë nga SHBA-ja dhe sigurisht nënkupton inkurajimin tonë për të vazhduar në atë rrugë, megjithatë edhe inkurajimin për BE-në që rruga e Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të përshpejtohet", tha Osmani në pyetjen e gazetarëve për rezolutën e Senatit në konferencën për media në MPJ kushtuar kryesimit tonë me PBEJL.

Korniza e negociatave, shton ajo, është krijuar me konsensus të 27-të vendeve anëtare, mbron qëndrimet tona, sepse nuk lejon që çështjet historike-identitare të jenë pikë referimi për hapjen dhe mbylljen e kapitujve, por vetëm të drejtat e pakicave dhe të njeriut.

"Ku ka qenë sukses i madh për shtetin që të vendosë një kornizë të tillë negociuese dhe natyrisht pres që ky proces të përshpejtohet menjëherë pas zgjedhjeve dhe që Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë anëtare e BE-së deri në vitin 2030”, thotë Osmani.

Sipas tij, Rezoluta e Senatit amerikan bart një mesazh për forcat politike në vend që shohin alternativa të tjera përveç anëtarësimit në BE.

I pyetur se cilët janë ato subjekte politike që bëjnë komplot për alternativa për anëtarësim në BE, Osmani thotë se kushdo që nuk punon për anëtarësim të përshpejtuar në BE, në fakt po punon për alternativa.

Ai ka bërë të ditur se do t'i minimizojë aktivitetet e tij si ministër i Punëve të Jashtme sapo të propozohet zyrtarisht si kandidat për president të BDI-së.

SHBA mbështetë pranimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE) në Rezolutën më të fundit në Senat të sponsorizuar nga senatori demokrat nga Vermonti Piter Velç, senatorja demokrat nga Nju Hempshir Xhin Shahin dhe senatorët republikanë nga Nebraska dhe Karolina e Veriut Pit Rikets dhe Tom Tillis. Në Rezolutë, Senati i bën thirrje presidentit dhe sekretarit amerikan të shtetit, si dhe aleatëve evropianë që të angazhohen për hapjen e klasterit të parë negociues të BE-së me Maqedoninë e Veriut, pa kushte shtesë bilaterale, ndërsa theksohet edhe mbështetja për Qeverinë për të ndërmarrë reformat e nevojshme për avancimin e anëtarësimit në BE. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR