• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Osmani: Pres që të parashtrohen shpejt ndryshimet kushtetuese dhe të debatohet rrënjësisht për përmbajtjen e tyre

Osmani: Pres që të parashtrohen shpejt ndryshimet kushtetuese dhe të debatohet rrënjësisht për përmbajtjen e tyre

Shkup, 6 korrik 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sonte ka deklaruar se po bëhen përgatitjet e fundit të ndryshimeve kushtetuese dhe se pritjet e tij janë se ato shpejt do të drëzohen në Kuvend.

"Po bëhen përgatitjet e fundit. Unë pres që të jetë kjo shpejt. Është caktuar koha që të jetë e përshtatshme gjegjësisht ta ndihmojë debatin dhe diskutimin. Mendoj se do të jetë moment i rëndësishëm vetë parashtrimi sepse pres që atëherë do të kemi debat thelbësor lidhur me përkmbatjen e amendamenteve", deklaroi sonte ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani për Kanal 5.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme që këtë moment Qeveria t'i dërgojë amendamentet dhe Qeveria të fillojë debat për përmbajtjen e amendamenteve. "Nëse në atë debat humbim gjegjësisht qytetarët janë të bindur se këto janë formulime të këqija, kjo është korrekte. Megjithatë, ne duhet ngadalë t'i heqim këto lloj propaganda që të arrijmë deri te thelbi i ndryshimeve kushtetuese", deklaroi ministri i Punëve të Jashtme.

Atë që e shohim tani për ndryshimet kushtetuese, sipas tij, është politikë partiake. Osmani thotë se qytetarët nuk e dinë thelbin e përmbajtjeve të ndryshimeve kushtetuese.   

"Po bëjmë përpjekje të mendimit publik. Na besoni. Qytetarët befasohen kur përballen me tekstin. Pjesa më e madhe befasohen se është plotësisht e ndryshme nga ajo qe e dëgjojnë në televizion", tha Osmani. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR