Osmani: Po tentojnë ta shfuqizojnë shtyllën e fundit të Marrëveshjes kornizë, siç është gjuha
- Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Tetovë ka filluar mbledhja e Kryesisë qendrore të partisë ku marrin pjesë edhe liderët e koalicionit të Frontit Evropian.
- Post By Fami Bajrami
- 16:25, 9 dhjetor, 2024
Tetovë, 9 dhjetor 2024 (MIA) - Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Tetovë ka filluar mbledhja e Kryesisë qendrore të partisë ku marrin pjesë edhe liderët e koalicionit të Frontit Evropian.
Pas fillimit të takimit, BDI-ja përmes emailit informoi se të gjithë liderët e partive politike nga “Fronti Evropian” pas takimit koordinues të mbajtur në Tetovë, sot do t’i bashkohen grupit të ashtuquajtur “Roja për gjuhën” e cila para Gjykatës Kushtetuese vendosi tenda dhe aty qëndron prej ditës së djeshme.
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani tha se të gjithë liderët politikë do ta mbështesin “Rojën e gjuhës”.
"Po përpiqen ta shfuqizojnë shtyllën e fundit të Marrëveshjes kornizë që është gjuha. 'Roja e gjuhës' është në fakt roje e arsyes. Aty janë mbrojtësit e arsyes. Këta janë rojet e Maqedonisë multietnike. Këta janë njerëz që janë mbi interesat partiake, mbi interesat etnike. Po lajmërohen edhe maqedonas të shumtë që thonë çfarë, kush, si kjo çmenduri, si po kthehen në të kaluarën për të çmontuar atë që kemi arritur për 20 vjet dhe krijuam një shembull të një Maqedonie funksionale multietnike. Kjo kauzë nuk është e BDI-së, as e ‘Frontit Evropian’, por e të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë për këtë vend. Kjo është edhe kauza juaj, gazetarë të pavarur, gazetarë, shqiptarë, maqedonas", ka thënë Osmani para takimit.
Osmani akuzoi Qeverinë për destabilizimin dhe tha se dëshmi për këtë është se janë emëruar njerëz që janë degë të politikës jugosllave.
"Koha për vendime të tilla ka kaluar, qytetarët pa dallim shqiptarë, maqedonas nuk do t'i lejojnë dhe do t'i izolojnë. Ky është mesazhi që ndoshta do ta përcjellim sot. Qeveria ka tentuar që në ditën e parë ta destabilizojë, së pari paralajmëron, pastaj gjatë gjithë kohës përgatit terren. Pastaj i sfidon qytetarët në çështjet më të shenjta të identitetit etnik, gjuhës, vullnetit. Megjithatë, ne nuk do të lejojmë që ajo të destabilizohet. Ne jemi për momentin rojet e stabilitetit. Unë kam qenë ai që kam punuar që gjuha maqedonase të jetë zyrtare në Bashkimin Evropian. Ne ia dolëm që sot, disa antipodë të një politike të tillë ku ne ndihmojmë njëri-tjetrin, solidarizohemi, mbështesim njëri-tjetrin, duan të na e kidnapojnë paqen, të na e kidnapojnë stabilitetin. Nuk do ta lejojmë, sepse në këtë jemi të gjithë të bashkuar pavarësisht përkatësisë etnike dhe partiake", ka thënë Osmani.