• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Osmani: Po tentohet të krijohet një hendek etnik në çështjet strategjike dhe të dobësohet pozita e shtetit

Osmani: Po tentohet të krijohet një hendek etnik në çështjet strategjike dhe të dobësohet pozita e shtetit
Shkup, 26 qershor 2022 (MIA)- Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot në profilin e tij në Fejsbuk ka reaguar ndaj akuzave të nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski me qëndrim se “përmes hedhjes drunj dhe gurë mbi shqiptarët sikur të ishin armiq të këtij vendi, tentohet të krijohet një hendek etnik në çështjet strategjike, të krijohet përçarje në vija etnike për të dobësuar pozitën e shtetit dhe për të siguruar një avantazh politik për opozitën”. Sipas Osmanit me deklaratat e tilla jo vetëm që kalohen vijat e kuqe të mirësjelljes, “por pa asnjë copë përgjegjësie, me relaks dhe vullnetarisht, sulmohet pozita e përgjithshme shtetërore dhe suksesi i gjithë spektrit politik që të bashkohet rreth çështjeve strategjike”. “Të gjithë qytetarët, qofshin maqedonas, shqiptarë, romë, turq, serbë, vllahë apo boshnjakë, praktikisht të gjithë qytetarët janë të bashkuar në mbrojtjen e interesave shtetërore dhe nacionale të bashkëqytetarëve tanë maqedonas. Një nga themelet kyçe mbi të cilat mbështetet forca jonë në negociatat me Bullgarinë, por edhe në përfaqësimin e qëndrimeve tona në BE dhe në vendet anëtare është pikërisht uniteti i të gjithë spektrit politik, etnik, kulturor dhe social në vendi. Jam i vetëdijshëm se lufta për pikë politike është e ashpër dhe e pakëndshme, ne jemi të gjithë politikanë dhe luftojmë për të fituar simpatinë e votuesve tanë; por të lejosh veten të sulmohesh dhe të përpiqesh të rrezikosh shtyllën kyçe shtetërore mbi të cilën mbështetet forca e pozicioneve tona, flet jo vetëm për papërgjegjshmëri, por për një lloj patologjie në thelbin e së cilës është thellë e rrënjosur albanofobia”, thekson në postimin e tij Osmani. Osmani pyet se sa i pangopur duhet të jesh që të mos e respektosh dhe duash shtetin, për të sulmuar përparësinë e saj kryesore- unitetin e suksesshëm multietnik për interesat strategjike. “Synimi i këtyre tezave është i qartë, që shpresoj se nuk janë qëndrime të VMRO DPMNE-së. Përmes hedhjes drunj dhe gurë mbi shqiptarët sikur të ishin armiq të këtij vendi, tentohet të krijohet një hendek etnik në çështjet strategjike, të krijohet përçarje në vija etnike, për të dobësuar pozitën e shtetit dhe për të siguruar një avantazh politik për opozitën. Detyra jonë është ta tregojmë atë, ta vëmë në dukje me zë të lartë dhe qartë dhe kështu t'i pengojmë. Më lejoni t'ju siguroj se ata nuk do të kenë sukses: ne do t'i ruajmë interesat nacionale të bashkëqytetarëve tanë maqedonas, do të ruajmë gjuhën maqedonase dhe veçantinë e kulturës dhe dinjitetit maqedonas dhe në të njëjtën kohë do t'i sigurojmë një të ardhme evropiane vendit dhe të gjithë qytetarëve tanë”, ka thënë Osmani. Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikollovski dje në gjatë pjesëmarrjes në Sitel deklaroi se politika që zhvillon Osmani lidhur me bisedimet me Bullgarinë për tërheqjen e vetos dhe zhbllokimin e eurointegrimeve, gjithnjë e më shumë i ngjan se është më shumë në interes të Shqipërisë se sa të Maqedonisë së Veriut.    

QËNDRONI TË LIDHUR