• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani pas deklaratës së Vuçeviqit: Presim sqarim nga ministri i Mbrojtjes së Serbisë

Osmani pas deklaratës së Vuçeviqit: Presim sqarim nga ministri i Mbrojtjes së Serbisë

Shkup, 21 gusht 2023 (MIA)- Maqedonia e Veriut refuzon ndërhyrjen dhe vërejtjet e papërshtatshme nga zyrtarët fqinjë. Angazhohemi për stabilitet dhe bashkëpunim rajonal, duke përfshirë Republikën e Serbisë dhe Republikën e Kosovës, ka bërë të ditur në profilin e tij në Fejsbuk, shefi i diplomacisë Bujar Osmani duke reaguar ndaj deklaratës së ministrit serb të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq i cili dje deklaroi se "Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë gabuar ndaj Serbisë që njohën pavarësinë e Kosovës".

"Presim sqarim nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë", ka shtuar Osmani në postimin në Fejsbuk.

Vuçeviq, ndër të tjera, vlerësoi se ka mbështetje të madhe ndërkombëtare për krijimin e Shqipërisë së Madhe, duke theksuar se kjo nuk është çështje vetëm e Serbisë, por edhe e fqinjëve të saj.

"Vallë miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut flenë të qetë? A flini të qetë? Ata mendojnë se janë në paktin e NATO-s dhe i kanë zgjidhur problemet. Kjo është mantra e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Kur u bënë anëtare të asaj sigurie kolektive, pra të Aleancës së NATO-s, mendojnë se i kanë zgjidhur të gjitha problemet dhe se nuk mund t'ju ndodhë asgjë", ka thënë Vuçeviqi. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR