• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Osmani para studentëve të "Jeil"-it": Thelbi i OSBE-së është dialogu

Osmani para studentëve të

 Shkup, 16 nëntor 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut përmes organizimit të Këshillit Ministror të ardhshëm  përpiqet të rikthejë thelbin e Organizatës, që është dialogu, si parakusht për kompromis dhe konsensus, tha kryesuesi me OSBE-në dhe ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në ligjëratën para studentëve amerikanë të Universitetit "Jeil"

 Ligjërata para studentëve të së drejtës/çështjeve ndërkombëtare, ishte tema e ardhmja e OSBE-së.

 Përmes një video-lidhjeje, Kryesuesi theksoi se koha në të cilën jetojmë, plot sfida dhe paparashikueshmëri, imponon domosdoshmërinë e ekzistencës së një organizate siç është OSBE-ja.

 "Unë jam pjesë e njerëzve që besojnë se nëse nuk do të kishim OSBE-në, do të kishim vërtet nevojë ta krijojmë", theksoi ministri dhe  i elabori sfidat me të cilat po përballet Organizata për shkak të mungesës së koncensusut ndërmjet vendeve pjesëmarrëse.

 Siç potencoi Osmani, OSBE-ja, si çdo institucion, nuk është qëllim në vetvete, por mjet dhe instrument që shërben për të arritur qëllimin.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR