• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani: Pagat e politikanëve janë të ulëta, por duhet të jenë të fundit në listën e qytetarëve të cilët duhet të kenë rritje

Osmani: Pagat e politikanëve janë të ulëta, por duhet të jenë të fundit në listën e qytetarëve të cilët duhet të kenë rritje

Shkup, 31 mars 2023 (MIA) - Nevojitet rritje e pagave të politikanëve sepse janë të ulëta, ndërsa kjo është çështje e rëndësishme edhe në luftën kundër korrupsionit dhe për tërheqjen e kuadrove më cilësorë në politikë, por ata duhet të jenë të fundit në listën e qytetarëve të cilët duhet të kenë rritje të pagave, vlerëson shefi i diplomacisë, Bujar Osmani.

"Çdo politikan i cili thotë se nuk e ka të rëndësishme pagën, kjo nuk është porosi e mirë, sipas gjitha gjasave ka burim tjetër. Unë nuk kam burim tjetër për jetesë përveç kësaj page. Kuptohet se çdonjëri do të dëshironte të kishte mundësi më të madhe, por nga aspekti etik mendoj se politikanët duhet të jenë të fundit në listën e qytetarëve të cilët duhet të kenë rritje të pagave. Po, duhet, sepse janë shumë të vogla, megjithatë, duhet të jenë të fundit në listë pasi të gjithëve do t'u rriten atëherë politikanëve. Kjo nga aspekti etik, praktik është demagogji, secili që do të thotë se nuk e ka të rëndësishme pagën në këto kohë të vështira për të gjithë qytetarët", deklaroi Osmani në pyetjen e gazetarëve pas mbjelljes së drurëve në Parkun e frankofonisë.

Ai sqaroi se nuk është i njohtuar me hollësitë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese i cili ishte bërë i ditur dje.

Pret që për këtë vendim të bisedohet në mbledhjen e Qeverisë me çka do ta thotë qëndrimin e tij se prioritet duhet të kenë qytetarët, ata me të ardhura të afërta me pagën minimale gjegjësisht  me pagën mesatare. 

"Fokusi duhet të jetë në atë, jo vetëm sepse është mirë për veshët e qytetarëve, por për aspektin moral, etik të funksionimit të shtetit, politikanët duhet të jenë ata që japin shembull. Dhe për këtë është shumë e rëndësishme që fillimisht të trajtohen çështjet e kategorive të rrezikuara nga shoqëria... Edhe pse çështja e pagave të politikanëve është e rëndësishme edhe në luftën kundër korrupsionit dhe në luftën për të tërhequr kuadro më cilësore në politikë. Ndryshe, me këtë nivel të pagave, jo çdo qytetar që ka cilësi dhe mund të ofrojë politikë do të vendosë të merret me politikë. Por në këto rrethana qytetarët kanë përparësi", theksoi Osmani.

Kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski në pyetjen e njëjtë deklaroi se plotësisht pajtohet me ministrin Osmani dhe se me kërkesë të shërbimeve tashmë u ka dhënë udhëzime që këtë muaj paga të llogaritet si edhe për muajin e kaluar. 

"Do ta shqyrtojmë vendimin e Gjykatës. Unë personalisht si kryetar komune vazhdimisht donojmë për familjet me rrezik social, kështu që nëse ka rritje, pjesën më të madhe të rritjes do ta japim për familjet në rrezik social në komunë", tha Gerasimovski. 

Me vendim të Gjykatës Kushtetuese, neni 4 dhe neni 1 i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për paga dhe kompensim tjetër të personave të zgjedhur dhe të emëruar, i cili në vitet e kaluara ka përcaktuar një shumë fikse si bazë për përcaktimin e pagave të zyrtarëve, janë shfuqizuar dhe mbetet në fuqi neni 11 i të njëjtit ligj sipas të cilit si bazë merret paga mesatare e paguar në vitin e fundit sipas Entit Shtetëror të Statistikave. Deri më tani, paga bazë përcaktohej me vendim të Kuvendit dhe sipas tij pagat llogariteshin me koeficientë. Herën e kaluar ishte 26.755 denarë neto, ndërsa paga mesatare për vitin e kaluar, e cila tani duhet të jetë bazë për llogaritjen e pagave të zyrtarëve, është gati 32 mijë denarë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR