• e shtunë, 23 nëntor 2024

Osmani për “Politiko”: Me marrëveshjen që Malta të marrë presidencën, fitoi bota demokratike, OSBE-ja është e sigurt

Osmani për “Politiko”: Me marrëveshjen që Malta të marrë presidencën, fitoi bota demokratike, OSBE-ja është e sigurt

Shkup, 28 nëntor 2023 (MIA) - Ministrat e Punëve të Jashtme të Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) në takimin në Shkup këtë javë pritet të nënshkruajnë marrëveshjen për të zgjedhur Maltën si kryesuse të ardhshme me organizatën me seli në Vjenë.

Portali i Brukselit “Politiko” në analizën “Takim i NATO-s në kushte të mbështetjes së lëkundur për Ukrainën” thekson se lajmi për marrëveshjen paraprake për zgjedhjen e kryesuesit të ri – i cili është kyç për funksionimin e organizatës – u raportua fillimisht nga Security and Human Rights Monitor.. Por, thekson se plani përballet me kritika në Balltik dhe Ukrainë, të cilat e konsiderojnë kompromisin një fitore për Kremlinin. Rusia bllokoi ofertën e Estonisë për rolin, e cila kërcënoi të shkatërronte organizatën", theksohet në tekst.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili si krysues aktual me OSBE-në ndërmjetësoi për arritjen e marrëveshjes, rrugës për në takimin e sotëm të NATO-s, në një bisedë me gazetarin e “Politiko” për zhvillimet, thekson se nuk e konsideron kompromisin si fitore për Rusinë. Ai gjithashtu kujton deklaratën e tij s provoi të gjitha zgjidhjet e mundshme dhe fillimisht mbështeti plotësisht Estoninë - por në fund ai duhej të gjente një kandidat kompromisi.

"Mendoj se Rusia nuk ishte aq e kënaqur me punën e OSBE-së, tha ai, kur u pyet nëse humbja e Estonisë ishte një fitore ruse.

Sipas tij, duke e mbajtur OSBE-në “gjallë, funksionale... do të kemi një instrument”.

"Kemi fituar, botën demokratike, ata që ndjekin rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Edhe me këtë marrëveshje organizata, mund të them, është e sigurt", thotë shefi i diplomacisë dhe kryetari i OSBE-së, Osmani.

Organizata u përball me kritika në Bruksel se ka tejkaluar qëllimin e saj dhe nuk arriti të parandalonte luftën në Ukrainë, por, siç thuhet në analizë, disa zyrtarë, përfshirë Osmanin, këmbëngulën se mund të luante një rol kyç në monitorimin e çdo armëpushimi ose marrëveshje të mundshme paqeje.

"Mendoj se OSBE-ja do të jetë ajo që do të hyjë nëse do të ketë paqe në Ukrainë, pohon ai.

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov dhe sekretari shtetëror amerikan, Entoni Blinken planifikojnë të marrin pjesë në takimin e së mërkurës në Shkup, Maqedonia e Veriut - por nuk janë planifikuar të takohen, raporton Politiko.

Osmani e konfirmoi praninë e Lavrovit në takimin në Shkup në fund të kësaj jave, duke shtuar se vendi ka dhënë të gjitha vizat dhe lejet e nevojshme të udhëtimit dhe tani është në negociata me Greqinë dhe Bullgarinë për të drejtat e fluturimit. Osmani komentoi edhe deklaratën e diplomatëve të paidentifikuar se disa ministra të BE-së nga vendet baltike, si dhe ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba, mund të refuzojnë të marrin pjesë për shkak të kësaj.

"Ne ende po punojmë që të gjithë t'i sjellim në Shkup", tha Osmani, duke shtuar se do të vazhdojë të avokojë për këtë edhe sot në takimin e NATO-s.

I pyetur se kush do të takohet me Lavrovin, duke qenë se shefi i diplomacisë ruse ka pohuar se disa shtete perëndimore kanë kërkuar takim me të derisa ai ishte në Shkup, Osmani nuk ka pranuar të zbulojë agjendën, thekson “Politiko”.

Ministrat e Punëve të Jashtme të 57 vendeve anëtare të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) pritet të takohen më vonë këtë javë për të nënshkruar një marrëveshje për të zgjedhur Maltën si kryesuesën e ardhshme të organizatës me seli në Vjenë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR