• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Osmani për koordinimin me Qendrën Klinike për Këshillin e ardhshëm Ministror të OSBE-së

Osmani për koordinimin me Qendrën Klinike për Këshillin e ardhshëm Ministror të OSBE-së

Shkup, 24 nëntor 2023 (MIA) - Çdo hallkë e sistemit është në funksion për të garantuar mbarëvajtjen e sigurtë të ngjarjes së Këshillit të Ministrave, ka shkruar kryesuesi me OSBE-në dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sonte në Fejsbuk pas koordinimit me Qendrën klinike.

 

Këshilli i tridhjetë Ministror i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të mbahet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor, në sallën "Boris Trajkovski" në Shkup. Ngjarja, ku pritet të marrin pjesë delegacione nga 57 vende pjesëmarrëse dhe partnere të OSBE-së, po mbahet në kuadër të kryesimit tonë me këtë organizate ndërkombëtare. ls/

Foto: Fesjbuk.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR