• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Osmani: OSBE të vazhdojë të ekspozojë Rusinë dhe të dënojë agresionin e saj të paligjshëm dhe të pajustifikuar

Osmani: OSBE të vazhdojë të ekspozojë Rusinë dhe të dënojë agresionin e saj të paligjshëm dhe të pajustifikuar

Shkup, 24 shkurt 2024 (MIA) - Lufta në Ukrainë duhet të ndalojë, ajo e minon rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, e dëmton besimin tonë, dialogun dhe kapacitetin për realizim. Këtë, siç kumtoi MPJ, e porositi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nga Nju Jorku, sot nga fjalimi i drejtpërdrejtë përmes video telekonferencës në takimin e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë në format të zgjeruar me pjesëmarrjen e ministrave dhe përfaqësuesve të tjerë të lartë të vendeve pjesëmarrëse me rastin e dyvjetorit të agresionit aktual të Federatës Ruse kundër Ukrainës.

"Kur Maqedonia e Veriut mori timonin e OSBE-së në janar të vitit të kaluar, të gjithë shpresonim se deri në fund të vitit 2023, agresioni ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës do të përfundonte. Këto shpresa u zhdukën nga realiteti i zymtë i luftës aktive me ritëm dhe shtrirje të frikshme", tha Osmani.

Gjithashtu, ministri Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut, tani, si partnere e Treshes së Maltës dhe Finlandës, vazhdon të bëjë thirrje për respektimin e vlerave dhe angazhimeve të OSBE-së, si dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, të shkelura rëndë nga agresioni rus.

Osmani i bëri thirrje OSBE-së që të vazhdojë të ekspozojë Rusinë dhe ta dënojë agresionin e saj të paligjshëm dhe të pajustifikuar, të kërkojë ndërprerjen e menjëhershme të tij dhe të thërrasë përgjegjësit për llogari.

"Kemi për detyrë të bashkohemi dhe në mënyrë efektive ta mbështesim luftën e të gjithë atyre që mbrojnë lirinë, demokracinë dhe drejtësinë. Duhet të forcojmë qëndrueshmërinë tonë dhe të përgjigjemi me vendosmëri ndaj shkeljeve masive të parimeve dhe vlerave të OSBE-së”, tha Osmani.

Ai, me atë rast shtoi se Maqedonia e Veriut solidarizohet me popullin e Ukrainës.

"Guximin dhe vendosmërinë e popullit ukrainas për të mbrojtur vendin dhe lirinë", theksoi Osmani, qëndron në kumtesë. ab/

Foto: МРJ

QËNDRONI TË LIDHUR