• e premte, 27 dhjetor 2024

Osmani: OSBE është e sigurt, e shpëtuam organizatën, Malta u zgjodh unanimisht kryesuse

Osmani: OSBE është e sigurt, e shpëtuam organizatën, Malta u zgjodh unanimisht kryesuse

Shkup, 1 dhjetor 2023 (MIA) - OSBE është e sigurt. Ne e shpëtuam organizatën dhe funksiuonimin e saj, për njerëzit. Të gjitha anëtaret u dakorduan për zgjedhjen e Maltës si kryesuese e ardhshme dhe për vazhdim të mandateve të sekretarit të përgjithshëm dhe të tre institucioneve në kuadër të Organizatës, deklaroi kryesuesi aktual me OSBE-në dhe shef i diplomacisë, Bujar Osmani në konferencën përfunduese për shtyp të Këshilit të 30-të ministror të OSBE-së që për gjatë tre ditëve u mbajt në Shkup.

Ai e uroi Maltën duke shprehur falënderim për marrjen e këtij misioni në kohë të sfidave, si dhe për punën e përkushtueshme të sekretares së përgjithshme dhe përfaqësuesve të lartë për pakica nacionale dhe për liri të mediumeve dhe të shefit të Zyres së ODIHR-së, duke iu dëshiruar që punën ta vazhdojnë me sukses.

"Kjo është ngjarja më e madhe politike në vendin tonë dhe ky takim po ndodhë në kohë të jashtëzakonshme, kur jemi dëshmitarë të sulmeve të përherhershme, në luftë kundër Ukrainës dhe vuajtjeve njerlzore. Në shumë mënyra historia po përsëritet. Sfidat janë edhe sot edhe nesër. Këtu në Ballkan hezitojmë t'i quajmë gjërat historike, por ky Këshill ministror tashmë është quajtur historik.  Agresioni russ ndaj Ukrainës e çoi në pikëpyetje arkitekturën evropiane të sigurisë, por gjithashtu e çoi në pikëpyetje ekzistimin e vetë Organizatës, prandaj ky Këshill është revolucionar", tha Osmani.

Në pyetjen e gazetarëve nëse ka pasur "tregti" me Rusinë ë arritjen e marrëveshjeve në Këshillin ministror, Omani tha se kompromisi është në thelbin e Organizatës dhe shprehi kënaqësi, që kështu, në vit të vështirë, janë sjellë vendime unanime, duke nënvizuar me atë rast se nuk ka tregtime me vlerat e Organizatës.

"Ne ishim të zëshëm në dënimin e agresionit ushtarak russ, por gjithashtu e shndërruam OSBE-në në platformë për përgjegjësi juridike të Rusisë. Nuk pati tregtim me parimet e Organizatës", tha Osmani. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR