• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani: Opozitës nuk i ka mjaftuar me sa duket shkuarja në Bruksel, kështu që Brukseli erdhi në Shkup për të thënë se korniza negociuese nuk do të ndryshojë

Osmani: Opozitës nuk i ka mjaftuar me sa duket shkuarja në Bruksel, kështu që Brukseli erdhi në Shkup për të thënë se korniza negociuese nuk do të ndryshojë

Shkup, 13 korrik 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian erdhi sot në Shkup, sepse si duket nuk ka mjaftuar shkuarja në Bruksel për t'i thënë opozitës se nuk mund të arrijmë marrëveshje më të mirë, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani, duke theksuar se korniza negociuese është votuar nga të gjitha 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe se askush nuk mund ta ndryshojë atë.

Në paraqitjen e sontme në TV 24, pas vizitës së tre ministrave të Punëve të Jashtme Shallenberg, Vlahovski dhe Lipavski, ministri  Osmani pa dhënë detaje  paralajmëroi se javën e ardhshme do të vijnë për vizitë edhe ministrat nga Franca, Gjermania dhe Polonia.

"Bashkimi Evropian erdhi sot në Shkup, sepse si duket nuk mjaftoi shkuarja në Bruksel për t'i thënë opozitës se nuk mund të arrijmë një marrëveshje më të mirë, së dyti, askush nuk do të mund të ndryshojë kurrë një presje të kornizës së negociatave. Korniza e negociatave nuk do të mund të ndryshohet kurrë, sepse është votuar nga 27 vende anëtare, për ta ndryshuar të gjithë duhet të thonë po, të thotë edhe Bullgaria", tha Osmani.

Ai ka qenë i vendosur që lideri i opozitës Hristijan Mickoski ka shkuar në Bruksel i bindur se do të ndryshojë kornizën, por ka marrë një mesazh të fortë dhe siç tha Osmani, për këtë arsye Mickoski nuk ka marrë pjesë në asnjë konferencë me rastin e vizitës.

Ai tha se ndonjëherë ballafaqimi me sfidat në politikë kërkon hapa jopopullorë.

Ministri vlerësoi se mesazhet e tre ministrave të Punëve të Jashtme që u prezantuan në konferencën e sotme në Delegacionin e BE-së nuk janë kërcënuese por “paralajmëruese”. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR