• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani: Nuk kam asnjë rol në punësimin e motrës sime në M-NAV, ajo punon atje që 15 vite

Osmani: Nuk kam asnjë rol në punësimin e motrës sime në M-NAV, ajo punon atje që 15 vite

Shkup, 17 janar 2024 (MIA)  - Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot ka deklaruar se nuk ka asnjë rol në punësimin e motrës së tij në M-NAV sepse ajo punon atje më shumë kohë se sa është ai ministër.

 "Punon që para 15 viteve. Për kriteret do t'i pyesni në M-NAV. Unë nuk kam asnjë rol në të. Kjo është 12 vjet para se të bëhem ministër i Punëve të Jashtme. Dhe kjo temë është përdorur në çdo zgjedhje në 15 vitet e fundit dhe tashmë 15 vjet që jap të njëjtin arsyetim. Mirëpo, me sa duket zgjedhjet e bëjnë që të luajmë sipas atyre notave", tha Osmani, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës së sotme për shtyp me homologun e tij shqiptar Igli Hasani.

Përveç motrës së ministrit Osmani në M-NAV, janë të punësuar edhe familjarë të zëvendëskryeministrit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Artan Grubi dhe ministrit të Bujqësisë Lupço Nikollovski.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR