• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani: Nuk ka indikacione se Blinkeni nuk do të vijë në Këshillin Ministror të OSBE-së, procedura për Lavrovin ka filluar

Osmani: Nuk ka indikacione se Blinkeni nuk do të vijë në Këshillin Ministror të OSBE-së, procedura për Lavrovin ka filluar

Shkup, 13 nëntor 2023 (MIA)  -  Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani thotë se nuk ka indikacione se shefi i diplomacisë amerikane Antoni Blinkeni nuk do të vijë në Këshillin Ministror të OSBE-së që në fund të këtij muaji do të mbahet në Shkup, ndërsa ka filluar  procedura për ardhjen e shefit të diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, vendi i të cilit  nështrohet në sanksionet e BE-së pas luftës me Ukrainën.

"Në sanksionet thuhet se për organizatat ndërkombëtare siç është  OSBE-ja lejohet fluturim. Megjithatë, vendimi është i vendeve anëtare. Prandaj fqinjët tanë do të duhet të vendosin, ndërsa  ne për hapësirën tonë ajrore", tha sonte Osmani në emisionin "360", i pyetur për ardhjen e shefit të diplomacisë ruse Lavrov. 

I pyetur nëse është e mundur që nëse vjen Lavrovi, të mos marrë pjesë ministri ukrainas i Punëve të Jashtme  Dmitro Kuleba, shefi i diplomacisë së Maqedonisë së veriut dhe kryeesues aktual i OSBE-së shpreson se kjo nuk do të ndodhë. 

 "Prandaj para dy-tre javëve shkova në Kiev, të sigurij praninë edhe të Kulebës. Eende jemi në bisedime. Unë mendoj se si në Vjenë kemi takim çdo të martë, ashtu duhet të jetë edhe në Shkup", tha Osmani.

Shtoi se sipas informacioneve që i ka, në takimin në Shkup pritet  të vijnë edhe ministrat e punëve të jashtme të Kanadasë, Britanisë së Madhe, vendeve anëtare të NATO-s, BE-së dhe Azisë Qendrore. Sipas Osmanit, do të vijë edhe zëvendësministri i Tajlandës, i cili do të jetë përfaqësuesi i parë zyrtar nga ky vend që vjen në Maqedoninë e Veriut që nga pavarësia. 

 Në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup pritet prania e 76 delegacioneve prej të cilave 57 janë nga vendet anëtare të OSBE-së dhe 11 nga vendet partnere nga grupi mesdhetar dhe aziatik. Janë rezervuar pesë hotele  ku duhet të akomodohen këto delegacione. Samiti, do të fillojë me një darkë joformale, e cila siç tha Osmani do të mbahet më datën 29 të këtij muaji.

Sipas Osmanit, përgatitjet po zhvillohen sipas dinamikës së planifikuar dhe po punohet sipas të ashtuquajturës Udhëzues i OSBE-së në të cilin janë përcaktuar detajet më të vogla për organizimin e ngjarjeve të tilla. 

Deri më tani, siç theksoi, janë shpenzuar tre milionë euro në pjesën e furnizimeve, edhe pse fillimisht ishin planifikuar pesë milionë euro.

Lidhur me informacionet në opinion rreth përzgjedhjes së kompanisë "Eurovia", e cila është angazhuar për rikonstruktimin e sallës "Boris Trajkovski" ku do të mbahet Këshilli Ministror, si dhe rreth përzgjedhjes së kompanisë rentakar, Osmani thotë se spekulime opozitare  janë polemikat rreth furnizimeve publike.

Për "Eurovia"-n thotë se kriter ka qenë çmimi më i ulët, ndërsa zgjedhjen e ka bërë Komisioni që nuk i intereson nëse kompania është sponsor i BDI-së apo jo, ndërsa në lidhje me marrjen me qira të automjeteve për Këshillin Ministor të ardhshëm në shumë të përgjithshme të marrëveshjes kornizë prej pothuajse një milion euro, thotë se vetëm një kompani është paraqittur në tender dhe se nuk e di nëse në parapavijë ka pasur dakordim mes kompanive.

Lidhur me raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit, vlerësimi i shefit të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut është se progresi i përgjithshëm i Maqedonisë së Veriut nuk është i kërcënuar.

Foto: Printskrin 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR