• e premte, 27 dhjetor 2024

Osmani: Nuk duhet humbur momentumi aktual që të jemi në shtegun e shpejtë drejt BE-së

Osmani: Nuk duhet humbur momentumi aktual që të jemi në shtegun e shpejtë drejt BE-së

Shkup, 19 korrik 2023 (MIA) - Një vit nga fillimi i negociatave me BE-në. Asnjëherë nuk jemi lëkundur në të ardhmen europiane të vendit tonë. Dëshmojmë nivel të lartë gatishmërie të administratës sonë në kuadër të procesit të skriningut, ka shkruar në faqen zyrtare të tij në Fejsbuk, shefi i diplomacisë, Bujar Osmani.

Ai shtoi se "të përkushtuar, në vazhdimësi, punojmë për më shumë integrim dhe përfitime për qytetarët tanë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE".

"Kemi besim se momentumi aktual, për të qenë në shtegun e shpejtë drejt BE-së, nuk duhet humbur. Kemi edhe pak muaj për t'u përgatitur për hapjen e grupeve dhe kapitujve dhe për të vazhduar procesin e negociatave. Çelësi është te ne; është e nevojshme që të gjithë ne të tregojmë përgjegjësi politike, pjekuri dhe përgjegjësi ndaj të tashmes dhe të ardhmes së vendit", ka shkruar Osmani.

Ai ka shprehur mirënjohje ndaj miqve tanë europianë për mbështetjen e tyre të qartë në rrugën tonë drejt BE-së, e cila është garanci e stabilitetit afatgjatë, zhvillimit ekonomik dhe konsolidimit të shtetit të së drejtës. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR