• e shtunë, 23 nëntor 2024

Osmani: Nuk do të ketë raport me shkrim, as votim për realizimin e Marrëveshjes me Bullgarinë

Osmani: Nuk do të ketë raport me shkrim, as votim për realizimin e Marrëveshjes me Bullgarinë

Shkup, 7 gusht 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sonte deklaroi se me videon me të cilën e përshkruan kornizën e negociatave ka kërkuar mënyrë për të dalë nga ombrella propagandistike nën të cilën kanë hyrë qytetarët. Propaganda kundër ndryshimeve kushtetuese, sipas tij është pa argumente dhe pa ndonjë debat thelbësor.

Thjesht, thotë ai në intervistën për Sitell, qytetarët po keqpërdoren me intencë që partitë politike të përfitojnë, gjë që nuk është e ndershme.

"Po mundohem të dal nga ajo zhurmë, nga ajo bujë propagandistike që është krijuar për të mbërritur tek qytetarët dhe për t’u thënë se nuk është e vërtetë kjo që flitet. Ne po flasim për temën më të rëndësishme në të cilën dal dhe i përgënjeshtroj, ua shembi të gjitha shtyllat e narativës së tyre dhe ja nuk dalin të më përgënjeshtrojnë. Ndërsa sa i përket përmbajtjes ky ishte edhe një shembull tjetër se si u ofendova, u sulmova për të gjitha arsyet e mundshme, por asgjë për përmbajtjen, askush nuk doli të thotë se nuk është kështu. Askush nuk doli të citonte asnjë fjali nga korniza negociuese për të më demantuar", theksoi Osmani.

Në pyetjen lidhur me nenin 5, Osmani thekson se në pjesën e përgjithshme nuk ka raport me shkrim dhe as nuk do të votohet në BE për atë proces.

"Pra thjesht konstatuan se Maqedonia e Veriut ka një marrëveshje bilaterale me Bullgarinë dhe Greqinë, marrëdhëniet e mira fqinjësore janë të rëndësishme për progresin, por për atë nen 5 nuk do të ketë raport me shkrim. KE nuk do ta thotë në asnjë moment se deri këtu është shtrirja. Ose shtetet -anëtare të votojnë ose Bullgaria të thotë deri ku është zbatimi dhe të votojmë sipas realizimit", tha Osmani.

Lidhur me zbatimin e nenit, ai thotë se KE-ja referon, që do të thotë se nuk do të raportojë dhe në terminologjinë e ekspertëve në BE është shumë e rëndësishme, sepse nuk do të ketë raport të shkruar.

"Çfarë do të thotë raport me shkrim? Kjo është ajo që ne e marrim çdo vit në të cilën saktësisht kualifikohet se deri ku është realizimi i një akti të caktuar. Për nenin pesë nuk do të ketë raport me shkrim, nuk do të ketë votim në BE. Ky është mesazhi kyç që po mundohem t'ua përcjell qytetarëve", tha Osmani, duke shtuar se marrëdhënies e mira fqinjësore do të vlerësohen.

Ministri pretendon se nuk do të ketë raport me shkrim, nuk do të ketë votim për Marrëveshjen me Bullgarinë, por shton se Bullgaria mund të gjejë alibi për të bllokuar procesin dhe për t'iu referuar diçkaje tjetër.

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR