• e premte, 22 nëntor 2024

Osmani nga nesër në Konferencën e Sigurisë të Mynihut

Osmani nga nesër në Konferencën e Sigurisë të Mynihut

Shkup, 15 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nga nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën Federale të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e 60-të të Sigurisë të Mynihut.

Siç bëri të ditur MPJ, ministri do të ketë fjalim në panelin me temë "E ardhmja e Ballkanit Perëndimor- Sfida dhe mundësi për BE-në dhe Aleancën Transatlantike".

"Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Osmani do të ketë takime bilaterale me ministrat e punëve të jashtme të disa vendeve", njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR