• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani nga Mynihu: Mbështetja nga SHBA-ja dhe BE-ja është kyçe për tejkalimin e sfidave me të cilat përballemi

Osmani nga Mynihu: Mbështetja nga SHBA-ja dhe BE-ja është kyçe për tejkalimin e sfidave me të cilat përballemi

Shkup, 17 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, mbajti fjalim në panelin “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor – sfidat dhe mundësitë për BE-në dhe Aleancën Transatlantike”, foli për rëndësinë e integrimit evropin të rajonit, informuan nga MPJ-ja.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të ndjeshme ndaj ndikimeve hibride të vendeve të treta që minojnë stabilitetin e rajonit, si dhe përpjekjet për të ndërtuar rrugë të qartë drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike. Njëherit, mbështetja nga SHBA-ja dhe BE-ja është e një rëndësie kyçe për tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohemi” tha Osmani, duke theksuar se zgjerimi i ardhshëm i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është me interes të madh ekonomik dhe të sigurisë si për rajonin ashtu edhe për Unionin.

Në fjalimin, Osmani rikonfirmoi përkushtimin për vazhdimin e proceseve të reformave, si dhe zbatimin e parimit qasje graduale që duhet të bazohet në merita.

“Zgjerimi i ardhshëm i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është me interes të rëndësishëm ekonomik dhe të sigurisë si për rajonin ashtu edhe për Unionin. Koncepti "Më shumë integrim para anëtarësimit të plotë" është plotësues i Planit për Zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, ku përveç përmirësimit të proceseve demokratike, situatës ekonomike dhe të sigurisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të kontribuonte edhe në avancimin e qëndrueshmërisë dhe ballafaqimin ndaj sfidave të përbashkëta”, theksoi Osmani

Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Osmani realizoi edhe takime bilaterale me ministrat e punëve të jashtme të disa vendeve. ls/

Foto: MPJ



QËNDRONI TË LIDHUR