• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani: Nevojitet integrim më i madh i kandidatëve për anëtarësim para anëtarësimit të tyre në BE

Osmani: Nevojitet integrim më i madh i kandidatëve për anëtarësim para anëtarësimit të tyre në BE

Bruksel, 13 shtator 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut është test lakmus i procesit të zgjerimit të BE-së me të gjitha uljet dhe ngritjet e tij, theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në fjalimin hyrës në brifingun në Qendër për politikë evropiane në Bruksel me temë "Maqedonia e Veriut dhe BE-ja: Lëvizja drejt integrimit më të madh?.   

Ai theksoi se vendi e ka filluar procesin e lëvizjes drejt Unionit së bashku me Slloveninë dhe Kroacinë, sot këto dy vende tashmë janë anëtare të BE-së, ndërsa Maqedonia e Veriut ende nuk i ka filluar bisedimet për klasteret dhe pret aq kohë për çështje dypalëshe. 

"Anëtarësimi në BE është qëllim strategjik i Maqedonisë së Veriut, për të cilën nuk ka alternativë", theksoi Osmani, duke shtuar se vendi është në zemrën e kontinentit, si dhe edhe nga aspekti kulturor edhe ai historik bën pjesë në Evropë, për çka është dëshmi ajo që dy të tretat e shkëmbimit tregtar është me vendet e BE-së.

Ai theksoi se në kushte të rritjes së stabilitetit të rritur të kontinentit për shkak të pushtimit rus në ukrainë, procesi i zgjerimit merr kuptim dhe paraqet fuqi lëvizëse për rajoni.

Sipas tij, pikërisht çështjet bilaterale e kanë minuar kredibilitetin e zgjerimit në vend, e cila edhe pse kishte rekomandime pozitive për bisedime dhe ia ka plotësuar kriteret e Kopenhagës, megjithatë nuk e ka filluar procesin negociues.

Osmani theksoi se pikërisht minimi i kredibilitetit të zgjerimit i nxit retorikat nacionaliste.

Por, konteksti gjeopolitik me agresionin rus të Ukrainës, sipas Osmanit e ka theksuar rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor, ndërsa deklarata e kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel në Bled paraqet mesazh të qartë se vendosja e vitit 2030 si qëlllim për pranim të anëtareve të reja i jep kornizë të re procesit të zgjerimit. 

“Ne në këtë moment jemi duke i eliminuar të gjitha debatet për alternativat e zgjerimit të BE-së dhe për ne nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit të plotë në BE”, tha Osmani.

Mirëpo, sipas tij, hendeku nga tani deri në vitin 2030 duhet të plotësohet me integrim më të madh të vendeve para anëtarësimit të tyre të plotë në BE, sepse deri më tani kandidatët për anëtarësim nuk kanë marrë asnjë privilegj, duke krijuar frustrim dhe destabilitet.

“Kjo nuk na frustron vetëm ne, por edhe BE-në dhe kjo është për shkak të dy frikërave - frika e parë çfarë nëse na pranon para kohe dhe e dyta çfarë nëse humbim”, tha Osmani.

Sipas tij, që të tejkalohen këto frustracione, duhet të fokusohemi në porocesin e zgjerimit dhe të angazhohemi për në shumë integrim para anëtarësimit, me qëllim që vendet kandidate të kenë qasje deri te tregu i përbashkët dhe deri te fondet e BE-së që para anëtarësimit.

Osmani theksoi se në kushte kur Maqedonia e Veriut është tërësisht e harmonizuar me politikat e BE-së, parashtrohet pyetja pse të mos ulemi në një tavolinë me vendet anëtare dhe të diskutojmë për këto çështje, me çka edhe para anëtarësimit më mirë do të kuptojmë si funksionon BE-ja.

"Kjo është uin-uin solucion për të dyja palët", shtoi Osmani.

Ai theksoi se në rajon ekzistojnë 72 iniciativa rajonale, si ekonomike, ashtu edhe politike, ndërsa një prej tyre është edhe Ballkani i Hapur, i cili është specifik si iniciativë burimore rajonale, e nuk është e inicuar nga Brukseli, por nga vendet e përfshirë në të. Dobësia e saj është, tha Osmani, se të gjitha vendet e rajonit nuk janë përfshirë në këtë iniciativë.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, lidhur me idenë për Komunitet politik evropian, Osmani tha se ajo nuk mund të jetë zëvendësim për anëtarësim në BE, pasi zgjerimi është proces i ndarë.

"Maqedonia e Veriut është demokraci funksionale multietnike, që i mposhti stereotipet për Ballkanin. Ne dëshmuam se është e mundur të integrohen komunitetet e ndryshme në sistem funksional", tha Osmani, duke shtuar se lidhur me të drejtat e minoriteteve, vendi ka vlerësime më të larta në rajon.

Ai u përqëndrua në rolin e kryesuesit të OSBE-së, duke cekur se kryesimi i vendit vjen në periudhën më sfiduese nga themelimi i tij dhe është me rëndësi të përmendet se Organizata është shumë më tepër se ajo që e punojnë ambasadorët në Vjenë, por më me rëndësi është ajo se punohet në terren për njerëzit, si në Ballkan, ashtu edhe për ata në Azinë Qendrore dhe para së gjithash në Ukrainë.

Osmani theksoi se në cilësi të kryesuesit, e intensifikon komunikimin me të gjithë anëtarët para mbledhjes ministrore më 1 dhjetor në Shkup, që të gjenden zgjidhje kompromisi për tejkalimin e bllokadave të lidhura me buxhetin jo të miratuar, kryesuesin jo të zgjedhur për viitn e ardhshëm, që nuk ka ndodhur deri tani dhe me moszgjehdjen e bartësve të funksioneve ekzekutive, mandatet e të cilëve skadojnë në fund të vitit. mb/bsh/

Foto: MIA/MPJ

QËNDRONI TË LIDHUR