• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani nesër në Konferencë Ministrore në Berlin

Osmani nesër në  Konferencë Ministrore në Berlin

 Shkup, 1 nëntor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, me ftesë të Ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok, nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën Federale të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën Ministrore "Union i zgjeruar, më i fuqishëm", organizuar nga Ministria Federale e Punëve të Jashtme.

 Siç bëri të ditur MPJ-ja, Osmani do të ketë fjalim në pjesën hyrëse të konferencës, së bashku me Ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok, të Spanjës, Xhose Manuel Albarez, të Sllovenisë, Tanja Fajon si dhe atë të Ukrainës, Dmitro Kuleba.

 Konferenca Ministrore, qëllimi i së cilës është shkëmbimi i mendimieve lidhur me gatishmërinë e Unionit për zgjerim dhe vendeve të ardhshme anëtare për anëtarësim në BE, po mbahet para se Komisioni Evropian të publikojë paketën e tij të zgjerimit së bashku me raportet për vendet, të cilat do të japin rekomandime për hapat konkretë, për të cilat do të vendosë Këshilli Evropian në dhjetor.

 Në margjinat e konferencës, Osmani do të realizojë takime të shumta me kolegët e tij nga vendet anëtare të BE-së dhe nga rajoni.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR