• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Osmani nesër në Bruksel në takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg

Osmani nesër në Bruksel në takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg

Shkup, 12 shtator 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel. Në kuadër të vizitës së tij, Ministri Osmani do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Përveç se do të takohet me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, siç paralajmëruan nga MPJ, ministri Osmani do të takohet edhe me përfaqësues të lartë të BE-së. Në kuadër të vizitës, ministri do të mbajë brifing në Qendrën për Politika Evropiane me temë: "Maqedonia e Veriut dhe BE-ja: Në lëvizje për më shumë integrim".

Vizitën e punës në Bruksel, informojnë nga MPJ, Osmani do ta përfundojë me pjesëmarrje në pritjen me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të organizuar nga misionet tona në BE dhe NATO, si dhe Ambasada e vendit në Belgjikë. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR