• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Osmani: Ndryshime kushtetuese duhet të ketë këtë vit që të mundemi deri në vitin 2030 të bëhemi anëtare e BE-së

Osmani: Ndryshime kushtetuese duhet të ketë këtë vit që të mundemi deri në vitin 2030 të bëhemi anëtare e BE-së

Shkup, 8 prill 2024 (MIA) - Kandidati për president i mbështetur nga "Fronti Evropian", Bujar Osmani, ka theksuar sot se ndryshimet kushtetuese janë një nga parakushtet që të zgjedhim një nga dy vizionet - vizionin e një shteti multietnik evropian që ofron mundësi të barabarta për të gjithë dhe ofertën alternativa, izolim nga bota dhe tensionet etnike.

"Këto zgjedhje janë historike dhe specifike. Këto zgjedhje nuk janë garë mes partive të ndryshme politike, ndërmjet kandidatëve të ndryshëm në skenën elektorale. Kjo është një zgjedhje midis dy vizioneve, koncepteve - vizioni i një shteti evropian multietnik që ofron mundësi të barabarta dhe është i zhvilluar ekonomikisht, si dhe oferta alternative është izolimi nga bota, tensionet etnike, regresioni dhe kthimi në aspektin e standardeve ekonomike. Këto janë dy vizionet që u ofrohen qytetarëve dhe prandaj them se jemi në udhëkryq. Dhe në politikë nuk ka vakum, nuk ka hapësirë ​​boshe. Ndryshimet kushtetuese janë një nga parakushtet për zgjedhjen e njërit apo tjetrit vizion. Duhet të bëhen ndryshime kushtetuese këtë vit që të hapim kapitujt dhe të bëhemi anëtarë të BE-së deri në vitin 2030. Nëse dikush nuk e përkrah vizionin evropian, nuk do të thotë se nuk përkrah asnjë opsion", tha Osmani në panel-diskutimimn “Barazia, konsensusi dhe kohezioni social”.

Kushdo që nuk do të mbështesë opsionin evropian, sipas Osmanit, edhe nëse nuk e votojnë, në fakt po përkrah opsionin e izolimit, të kthimit në tensionet etnike dhe rikthimit në zënka në autobusë dhe shkolla, duke izoluar një vend të vogël në rajon. 

"Domethënë, të mbeteni një apandesit në një rajon të vështirë, në të cilin askush nuk do të vijë t'ju vizitojë nga liderët botërorë, në të cilin nuk do të ketë investime sepse askush nuk investon në një vend që ka paparashikueshmëri dhe kjo do të ndodhë nëse këto paralajmërime realizohen se do të rrezikohet Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja e Miqësisë dhe Marrëveshja e Ohrit. Unë kam një vizion të qartë në kokën time se si do të duket ai vend – i izoluar, i tensionuar, një vend në të cilin ne do të mbytemi në atë izolim dhe do të shpërthejmë në fushën e vlerave për shkak të mungesës së perspektivës. Dhe alternativa është “Fronti Evropian” i nëntë partive politike nga të gjitha bashkësitë etnike që ofrojnë bashkëjetesë, harmoni, perspektivë, mirëqenie për qytetarët dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian", tha ai.

Osmani theksoi se gjëja e parë që do të bëjë si president shteti është që të mbledhë të gjithë liderët e partive politike dhe palët e interesit në një takim, nga i cili, siç tha, nuk do të dalin pa zgjatur dorën që të mos ketë dallimet në lidhje me Bashkimin Evropian.

Osmani theksoi se Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja e Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë dhe Marrëveshja e Ohrit dhe vetingu me një bord ndërkombëtar i të gjithë bartësve të posteve publike janë katër shtyllat që do të vendosen në tavolinë gjatë formimit të qeverisë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR