• e shtunë, 23 nëntor 2024

Osmani; Ndarja e opozitës në bllokun shqiptar është anakronike në drejtimet nëpër të cilat lëviz shteti

Osmani; Ndarja e opozitës në bllokun shqiptar është anakronike në drejtimet nëpër të cilat lëviz shteti

Shkup, 29 korrik 2023 (MIA) - Nuk është proces i bashkimit, por i ndarjes së opozitës në bllokun shqiptar në ditët e fundit. Me një hap fragmentohen tre parti politike - BESA, Alternativa dhe një pjesë e BDI-së. Si strukturë nuk kontestoj, secili ka të drejtë të organizohet, por si qëllim, mendoj se janë anakronike me drejtimet në të cilat lëviz shteti, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.

Ai informoi se bëhet fjalë për qendër hibride politiko-ekonomike, ku ekziston marrëveshje lidhur me tre konkluzione kryesore. Siç tha, i pari është mosndëshkimi i ndërsjellë, respektivisht marrëveshje mes liderëve politikë, partive ose oligarkëve, për mosndëshkimin e ndërsjellë në periudhën e ardhshme ose mbrojtja e ndërsjellë.

I dyti është ruajtja e monopolit nga privazitimi dhe i treti është ndarja e skenës politike shqiptare, për shkak të idesë se me ndarjen e skenës politike shqiptare, rrezikohet monopoli politiko-ekonomik.

"Këto janë tre konkludimet, të cilat, sipas informatave tona, kjo qendër politiko-oligarke i ka miratuar. Si strukturë nuk kontestoj, secili ka të drejtë të organizohet, por si qëllim, mendoj se janë anakronike me drejtimet nëpër të cilat lëviz shteti, pasi që ajo që BDI ka tentuar ta bëjë, është integrimi. Ka pasur reagime se si mund shqiptari të bëhet ministër i Punëve të Jashtme në kushte të tilla. Por, qëllimi i ynë është që secili të ndjehet si pjesë e këtij shteti të përbahskët. Se unë si ministër i Punëve të Jashtme, si shtetas i Maqedonisë së Veriut, do të punoj pa emocione, respektivsht pa kurrfarë paragjykime, nëse mendoj se ky është interes shtetëror. BDI-ja e ka arritur këtë, shqiptarët e ndjejnë shtetin si të vetin", tha Osmani.

Për fat të keq, tha ai, dikush po tenton që qëlimin për integrim në shtet unitar ta paraqes si rrezik për dominim, e me këtë, bëhet shërbim i keq për shtetin.

Ai vlerëson se vendimi për ndarje të skenës politike shqiptare është për shkak të faktit se disa njerëz konsiderojnë se BDI-ja është shumë e fuqishme. I pyetur kush janë ata individë, Osmani tha se nuk mund t'i publikojë në këtë fazë, por me kalimin e kohës do të kuptohen.

"Ne do të vazhdojmë me këto politika, vendi do të jetë i integruar, të jetë me raporte të mira etnike dhe të përparojë në planin ekonomik, politik dhe social", shtoi Osmani. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR