• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani: Nëse nuk përfundojnë ndryshimet kushtetuese, i gjithë procesi i negociatave do të ndërpritet

Osmani: Nëse nuk përfundojnë ndryshimet kushtetuese, i gjithë procesi i negociatave do të ndërpritet

Shkup, 5 maj 2023 (MIA) - Nëse nuk përfundojnë ndryshimet kushtetuese deri në fund të vitit, i gjithë procesi i negociatave me Bashkimin Evropian do të ndërpritet, thotë ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

Sonte në një paraqitje të ftuar në emisionin “Trilling” në Tv 24, ai tha se mund të futemi në një situatë izolimi, në të cilën do të hapen disa çështje që vetë procesi evropian i nënshtron dhe që nuk parashikon të mira të brendshme dhe dinamika rajonale këtu.

Sa i përket zgjedhjeve, ai përmendi se zgjedhje do të ketë në mandatin e rregullt, në pranverën e vitit të ardhshëm.

I pyetur për “Behtel dhe Enka”, Osmani është i mendimit se çështja e transparencës është legjitime, por mendon se në të gjithë këtë proces ka shumë politikë dhe elemente të urrejtjes etnike. sa/

Foto/Printskrin jutjub

QËNDRONI TË LIDHUR